Lidhja e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit - ARRSH hap tenderin, rikonstruksion i plotë për rrugën “Myslym Keta”

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës lidhëse të Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit. Fondi limit i parashikuar për realizimin e këtij investimi është 491 milionë e 341 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ndërhyrja do të zhvillohet në rrugën “Myslym Keta”, në Njësinë Administrative 4 të Tiranës. Ky aks rrugor konsiderohet një nyje strategjike, pasi lidh rrugën “Aleksandër Moisiu” me Rrugën e Arbrit dhe shërben si një nga arteriet kryesore të lëvizjes së automjeteve në këtë zonë të qytetit.
Segmenti që do t’i nënshtrohet ndërhyrjes ka një gjatësi rreth 3 kilometra linearë, ndërsa gjerësia e tij varion nga 7 deri në 10 metra. Aktualisht, infrastruktura paraqitet me problematika të shumta, ku përfshihen dëmtime të shtresës asfaltike, amortizimi i trotuareve, ndriçimi i pamjaftueshëm publik dhe sistemet e vjetruara të kanalizimeve.
Dokumenti teknik i projektit evidenton se në disa pjesë të rrugës janë krijuar çarje dhe gropa në asfalt, të cilat ndikojnë në sigurinë e qarkullimit dhe komfortin e drejtuesve të automjeteve. Gjithashtu, trotuaret ekzistuese janë në gjendje të amortizuar, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve, veçanërisht të të moshuarve, fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Një tjetër problem i identifikuar është mungesa e ndriçimit të plotë publik përgjatë gjithë segmentit. Sipas projektit, disa zona mbeten të pandriçuara gjatë natës, duke ndikuar në sigurinë e banorëve dhe përdoruesve të rrugës. Ndërhyrja parashikon rehabilitimin e plotë të rrugës, rikonstruksionin e trotuareve, përmirësimin e sistemit të ndriçimit dhe modernizimin e kanalizimeve për ujërat e zeza dhe të bardha. Projekti synon që infrastruktura e re të përballojë më mirë fluksin në rritje të automjeteve dhe zhvillimin urban të zonës.
Sipas objektivave të përcaktuara, do të realizohet asfaltimi i plotë i segmentit rrugor, riparimi i dëmtimeve ekzistuese dhe krijimi i një sipërfaqeje më të qëndrueshme për qarkullimin e automjeteve. Paralelisht do të ndërhyhet në trotuare për të garantuar siguri dhe aksesueshmëri për këmbësorët.
Projekti përfshin gjithashtu instalimin e një sistemi të ri ndriçimi publik. Ndërkohë, rehabilitimi i kanalizimeve pritet të reduktojë problemet me përmbytjet gjatë reshjeve intensive. Sipas dokumentit, ndërhyrjet do të shoqërohen edhe me elementë të rinj urbanistikë, përfshirë përmirësimin e hapësirave publike, krijimin e mundësive më të mira për parkim dhe shtimin e gjelbërimit. Ky projekt do të lehtësojë qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe të krijojë kushte më të mira për banorët dhe përdoruesit e kësaj rruge, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) vijon të shënojë rezultate pozitive në administrimin e aseteve të sekuestruara......
Nafta rritet përkohësisht në 90 USD për fuçi - Irani zotohet se “asnjë pikë naftë” nuk do të kalojë nëpër Hormuz
Tregu i naftës vijon të karakterizohet nga paqendrueshmëria, për shkak se konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka rritur shqetësimet për......
Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror/ 30.2% më shumë fluturime komerciale krahasuar me një vit më parë
Fluturimet komerciale në Shqipëri vijuan rritjen me ritme të larta edhe gjatë muajit qershor, duke e renditur vendin ndër performuesit më të mirë në Europë.......
Si ndryshuan eksportet në gjysmën e parë të vitit? Mineralet, metalet dhe makineritë kompensojnë rënien e tekstileve
Eksportet shqiptare e mbyllën gjashtëmujorin e parë të vitit me rritje, por zgjerimi vazhdon të mbështetet te një numër i kufizuar grupesh mallrash.......
Konsumi rritet me 89 milionë euro/ 6-mujori, buxheti arkëtoi 443 milionë euro nga TVSH e brendshme
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me një rritje të ndjeshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të......
FIFA, 15 mld dollarë nga Kupa e Botës - Të ardhura rekord që tejkalojnë pritshmëritë
FIFA do të njoftojë një rekord prej 15 miliardë dollarë të ardhura nga Kupa e Botës, duke tejkaluar ndjeshëm objektivat e vendosura para turneut. Fillimisht,......
Projekti i ri "Korridori Jetësor i Energjisë" - Synohen dy milionë fuçi naftë në ditë nga Iraku në Mesdhe
Në një veprim strategjik që po ndryshon rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë në tregun ndërkombëtar të energjisë, Iraku dhe Siria kanë nënshkruar një memorandum......
Raporti 6 mujor, kryhen mbi 5.300 inspektime - Muçaj: Aksidentet fatale në vendin e punës u ulën me 50%
Inspektorati Shtetëror i Punës ka shtuar kontrollet në terren gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Nga janari deri në qershor janë kryer 5 mijë e 371......

