Bujqësia po goditet nga moti ekstrem - “Super El Niño” dhe i nxehti ekstrem në Europë mund të rrisin çmimet

Tregjet po e nënvlerësojnë ndikimin e paqëndrueshmërisë së klimës në të gjitha klasat e aseteve, në një kohë që i nxehti ekstrem ka përfshirë Europën dhe meteorologët paralajmërojnë rrezikun e një El Niño të fuqishëm këtë vit. Organizata Botërore Meteorologjike pret një El Niño shumë të fuqishëm në Paqësorin tropikal, midis korrikut dhe shtatorit të këtij viti. El Niño është një fenomen klimatik që ndodh natyrshëm dhe që rrit temperaturat e sipërfaqes së detit në rajone të caktuara dhe shpesh shoqërohet me mot ekstrem.
Strategët e investimeve thonë se temperaturat më të larta, thatësira, reshjet e dendura të shiut dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit që vijnë nga El Niño do të përmbysin bastet që kanë të bëjnë me lëndët e para. Paralajmërimet vijnë ndërsa Europa përballet me një valë të vazhdueshme të të nxehtit, gjatë kësaj vere.
Disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar njohën temperatura mbi 30 gradë Celsius për gati dy javë të pandërprera, ndërsa Franca ka përjetuar tre valë të nxehti, me motin ekstrem që detyroi anulimin e disa eventeve me rastin e Ditës së Bastijës, javën e kaluar. Ndërkohë, Koreja e Jugut lëshoi paralajmërimet e saj të para për një “valë të rëndë të nxehti”.
Analistët paralajmërojnë se, i ashtuquajturi “super El Niño” mund të jetë më i ashpër se ngjarjet ekstremeve të viteve 1982, 1997 dhe 2015. Megjithatë, ndikimi në tregun e lëndëve të para mund të jetë i pabarabartë. Disa tregje mund të goditen rëndë, duke ndikuar në rritjen e çmimeve, ndërsa disa të tjerë, siç është gazi natyror, mund të kenë tendencë në rënie nëse dimri në veri është më i butë se zakonisht.
Bujqësia pritet të përballet me probleme të mëdha, pasi moti më i ngrohtë dhe më i paqëndrueshëm kërcënon të ulë prodhimin dhe të rrisë çmimet e ushqimeve. Banka Societe Generale tha se çmimet e mallrave bujqësore janë rritur me 7% këtë muaj, ndërsa produktet si kakao, kafeja dhe gruri u rritën me 8% vetëm javën e kaluar.
Një El Niño i fortë mund të shtojë presionin ndaj inflacionit të ushqimeve, që potencialisht do të arrijë vlera dyshifrore deri në vitin 2027. Në anën tjetër, rendimentet e të korrave mund të bien mes 5%-12% në rajonet e prekura. Ndërkohë, analistët e Bank of America shprehen se Europa po ngrohet më shpejt se çdo kontinent tjetër, me të nxehtin që po bëhet gjithnjë e më strukturor sesa ciklik. Në një shënim për klientët, analistët e bankës identifikuan kafenë, kakaon, misrin dhe grurin si ndër kulturat më të ndjeshme ndaj rritjes së temperaturave.
Municipalities, over 300 euros in spending per capita - How have revenues and their distribution changed in the last decade
In a decade, municipal revenues per capita have marked significant growth and structural improvement. Referring to the Local Finance 2025 report, in the......
The week starts positively for the major currencies – Dollar, Franc and Pound strengthen
The US dollar has started this week positively, registering a slight increase in value over the weekend, being bought this morning at 81.2 lek and being sold......
Connection of the Northeastern Ring Road with the Arbri Road - ARRSH opens the tender, complete reconstruction of the "Myslym Keta" road
The Albanian Road Authority has announced the opening of the tender for the construction and reconstruction of the Northeastern Ring Road connecting the......
AAPSK increased revenues from the rental of seized and confiscated properties by 31.7% in the first half of 2026
The Agency for the Administration of Sequestered and Confiscated Assets (AAPSK) continues to record positive results in the administration of seized and......
Oil temporarily rises to $90 per barrel - Iran vows that "not a drop of oil" will pass through Hormuz
The oil market remains volatile as the conflict between Iran and the United States has raised concerns about the disruption of shipping through the Strait of......
Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror/ 30.2% më shumë fluturime komerciale krahasuar me një vit më parë
Fluturimet komerciale në Shqipëri vijuan rritjen me ritme të larta edhe gjatë muajit qershor, duke e renditur vendin ndër performuesit më të mirë në Europë.......
How did exports change in the first half of the year? Minerals, metals and machinery offset the decline in textiles
Albanian exports closed the first half of the year with growth, but the expansion continues to rely on a limited number of commodity groups. Minerals, fuels,......
Consumption increases by 89 million euros/6 months, the budget collected 443 million euros from internal VAT
The first half of the year has closed with a significant increase in consumption in the country. Albanian citizens but also foreign tourists have shown a......


