Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re

Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në një pikë të diasporës shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga Censusi i Kanadasë, në këtë shtet jetojnë rreth 42 mijë emigrantë shqiptarë, një shifër mjaft domethënëse duke marrë parasysh distancën e madhe gjeografike që i ndan dy vendet.
Shumica e tyre përbëhet nga brezi i parë i emigrantëve, me rreth 28 mijë persona, çka dëshmon se ky komunitet është relativisht i ri dhe i përqendruar kryesisht tek ata që kanë emigruar gjatë dekadave të fundit. Brezi i dytë i shqiptarëve në Kanada përfaqësohet nga afro 11 mijë e 500 persona, ndërsa gjenerata e tretë mbetet ende e vogël në numër, me vetëm 1 mijë e 370 individë.
Nëse e krahasojmë me komunitetet e tjera të rajonit në Kanada, vihet re se shqiptarët nuk janë ndër grupet më të mëdha, megjithatë prezenca e tyre është e qëndrueshme. Serbia rezulton të ketë numrin më të lartë të emigrantëve në këtë shtet me plot 93 mijë shtetas, ndërkohë që maqedonasit përbëjnë një komunitet të konsiderueshëm me rreth 39 mijë e 440 persona. Edhe Bosnja dhe Hercegovina ka një numër të lartë emigrantësh, me afro 28 mijë qytetarë që jetojnë në Kanada. Në krahun tjetër, komunitetet më të vogla janë ato të Kosovës dhe Malit të Zi, ku sipas censusit jetojnë përkatësisht rreth 3,700 dhe 4,300 persona.
Këto shifra tregojnë jo vetëm lëvizjet e mëdha demografike që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit, por edhe mënyrën se si Kanadaja është shndërruar në një destinacion për emigrantët nga Ballkani, duke ofruar jo vetëm mundësi më të mira ekonomike, por edhe një terren të përshtatshëm për integrim dhe zhvillim të mëtejshëm.
Live TV
Kina “mund” Turqinë! Struktura e importeve shqiptare për 2025: Italia kryeson, por rritet influenca aziatike
Të dhënat më të fundit mbi strukturën e importeve tregojnë se pesha e partnerëve kryesorë të Shqipërisë ka pësuar lëvizje të dukshme gjatë periudhës......
Workshopi Ndërkombëtar për hetimet penale, Xhaja: AAPSK, progres në mirëadministrimin e pasurive të krimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr pjesë në workshop-in tre-ditor “Inspektorëve Tatimorë pa Kufij - Programi i......
Kina “financon” SHBA-në - Pse Uashingtoni ka marrë 200 mld USD kredi nga bankat shtetërore kineze?
Prej vitesh, Uashingtoni ka paralajmëruar vendet e tjera të mos u besojnë huave nga bankat shtetërore kineze, që kanë ndihmuar ngritjen e Kinës si superfuqi.......
Rregulla të reja për deklarimin e faturave - Pr/ligji për fiskalizimin, forcohet gjurmueshmëria e transaksioneve me blerës të huaj
Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve. Konkretisht, ndryshimet në......





