Analiza Postuar më 6 Maj 2025, 10:48

Ritet numri i ndërmarrjeve me 10%/ Kryesojnë bizneset në tregti, serviset e makinave dhe hotelet e restorantet

Nga Eldiona Serani

Ritet numri i ndërmarrjeve me 10%/ Kryesojnë bizneset në tregti,

INSTAT ka publikuar së fundmi të dhëna mbi demografinë e ndërmarrjeve në Shqipëri për periudhën vjetore 2021–2023.

Sipas këtyre statistikave, në vitin 2023 në Shqipëri ishin aktive gjithsej 125,736 ndërmarrje, prej të cilave rreth 12 mijë ishin të reja, ndërsa 810 rezultuan të mbyllura. Krahasuar me 2 vite më parë numri ndërmarrjeve aktive u rrit me gati 10%.

Sa i përket tipologjisë së tyre kryesojnë ndërmarrjet që operonin në sektorin e tregtisë dhe riparimit të automjeteve dhe motoçikletave, të cilat përbënin 35.2% të totalit.

Pas tyre vinin ndërmarrjet në fushën e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, që zinin 14.3%, ndërsa aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike përbënin 7.9% të tregut.

Të dhënat zbulojnë gjithashtu edhe shpërndarjen e të punësuarve në këto ndërmarrje. Në vitin 2023, 21.8% e të punësuarve ishin të angazhuar në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve të automjeteve, 15.5% në industrinë përpunuese dhe 9.1% në sektorin e ndërtimit.

Vërehet se një pjesë e konsiderueshme e bizneseve të reja të krijuara gjatë vitit kishin fokus kryesor në tregti, riparime automjetesh, si dhe në hotele e restorante.

Sa i përket madhësisë së ndërmarrjeve, 51.1% e tyre rezultonin pa asnjë të punësuar, ndërsa 37.1% kishin nga 1 deri në 4 të punësuar me pagë. Vetëm një pjesë e vogël e bizneseve kishin numër më të madh punonjësish: 5.4% kishin 5–9 punonjës, ndërsa 6.4% kishin 10 ose më shumë.

Ndërmarrjet e mbyllura gjatë vitit 2023 ishin kryesisht të vogla ,61.5% e tyre nuk kishin asnjë të punësuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat