Cilat destinacione po fitojnë më shumë pasagjerë nga Tirana? Bratislava kryeson rritjen, Tel Avivi dhe Napoli ndjekin me ritme të forta
Destinacionet drejt të cilave udhëtojnë pasagjerët tregojnë jo vetëm flukset e lëvizjeve, por edhe ndryshimet në preferencat e udhëtarëve dhe vendet që po fitojnë më shumë interes në periudha të caktuara. Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për qershorin 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, tregojnë një rritje të fortë në disa linja, ndërsa disa destinacione të tjera kanë regjistruar rënie të numrit të pasagjerëve.
Në shifra absolute, destinacionet më të frekuentuara vijojnë të jenë disa prej linjave kryesore nga Tirana. Londra kryeson me 125,139 pasagjerë, e ndjekur nga Roma, Milano, Stambolli etj. Megjithatë, numri i lartë i udhëtarëve nuk do të thotë domosdoshmërisht se këto janë destinacionet me rritjen më të madhe.
Ndryshimin më të madh në përqindje e ka shënuar Bratislava, ku numri i pasagjerëve u rrit me 674%. Pas saj renditet Zielona, me një rritje prej 410. Shifrat tregojnë një rritje spektakolare në përqindje, por në të dyja rastet baza e krahasimit në vitin e kaluar ka qenë relativisht e vogël.
Në mesin e destinacioneve me rritjen më të fortë, por edhe me një volum më të konsiderueshëm pasagjerësh, spikat Tel Avivi, i cili regjistroi një rritje prej 352%, nga 4,702 në 21,252 pasagjerë.
Më pas renditet Këlni me +226%, ndërsa Napoli u rrit me 215%, duke kaluar nga 7,502 në 23,614 pasagjerë. Edhe Vilnius shënoi një rritje të fortë prej 212%. Në listën e destinacioneve me rritjen më të madhe gjenden gjithashtu Gdansk Bodrumi dhe Torino.
Në kahun tjetër, jo të gjitha destinacionet kanë ruajtur ritmin e rritjes. Riadi regjistroi rënien më të madhe, me -73%, pasi numri i pasagjerëve ra nga 1,249 në qershor 2025 në vetëm 343 në qershor 2026, ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Pas tij vjen Vjena, me një rënie prej 34%, Rënie të ndjeshme u shënuan edhe në Nuremberg (-29%), Lyon (-28%) dhe Basel Mulhouse (-23%). Më tej, Dusseldorfi ra me 16%, ndërsa Dortmundi dhe Riga me nga 12%.
Në këtë panoramë, të dhënat e qershorit japin një tablo të larmishme të lëvizjeve nga Tirana, krahas destinacioneve tradicionale që mbajnë volumet më të mëdha të pasagjerëve, disa linja të tjera po përjetojnë rritje shumë më të shpejtë. Në të njëjtën kohë, rëniet në disa destinacione tregojnë se flukset e udhëtarëve nuk janë të njëjta në të gjitha tregjet dhe ndryshojnë ndjeshëm nga një destinacion në tjetrin.
OSSH, mbi 9 mld lekë investime në rrjet gjatë 2026 - Pjesa më e madhe për TM/TU dhe nënstacionet, mbi 1.1 mld lekë për sistemet e matjes
Mbi 9 mld lekë parashikohet të investohen gjatë këtij viti në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas planit të rishikuar të Operatorit të......
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për......
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit - Eventi i dedikuar letërsisë dhe kulturës
Tradita e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë vit duke shënuar edicionin e tij të pestë. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”, ky panair......
Vala e të nxehtit rrit prodhimin e energjisë diellore - Analiza e Ember/ Deri në 17% më shumë në Europë
Vala e të nxehtit në Europë ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë diellore, duke ndihmuar vendet europiane të përballojnë kërkesën e......
Shqipëria dhe Polonia formalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore
Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedha e huaja
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës këtë të premte në raport me rikuperimin që shënoi......
Nuk ndalet kërkesa për kredi - Raporti i BSH: Bizneset kërkojnë para për investime, individët për banesa dhe konsum
Kredia për sektorin privat po vijon të rritet me ritme të larta, duke treguar një kërkesë të fortë si nga bizneset, ashtu edhe nga individët. Të dhënat e......
Më e keqja ende nuk ka ardhur - El Niño po na përgatit për një vit ekstrem në 2027-ën
Më e keqja ende nuk ka ardhur: Evropa Perëndimore sapo ka përjetuar qershor-korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me kontinentin e detyruar të......

