MM: 11 vatra aktive zjarri nga 29 të raportuar, 4 nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 janë nën monitorim dhe 4 nën kontroll.
Për përballimin e situatës vijon një angazhim i gjerë i strukturave të Mbrojtjes Civile, me 249 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes informon se janë angazhuar gjithashtu 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa FA ka vënë në dispozicion 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në Dajt, Tiranë, po vijon puna në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Edhe në Priskë e Madhe nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Përmet, Gjirokastër mbeten aktive vatrat në malin e Nemërçkës dhe në malin Dhëmbel. Terreni paraqitet i vështirë, ndërsa forcat zjarrfikëse, punonjësit e sektorit pyjor dhe vullnetarët po vijojnë punën për izolimin e tyre. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Gurë-Lurë, Dibër vijon një nga operacionet më të rëndësishme, me 120 forca të bashkisë, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të AdZM-së.
Falë ndërhyrjes së forcave është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për djegien e tyre. Nga ajri kanë operuar 2 avionë “Air Tractor”, ndërsa puna vijon në dy drejtimet e tjera ku zjarri ruan intensitet.
Në Qafë Helmës, Bulqizë–Dibër, vatra vijon aktive në terren pyjor, me angazhimin e 10 efektivëve të MZSH-së, 6 forcave bashkiake dhe 6 forcave nga njësia administrative Selishtë.
Në Trojë, Mirditë, për izolimin e vatrës janë angazhuar 13 efektivë të MZSH-së me 3 automjete zjarrfikëse, 36 forca bashkiake, 3 policë, 20 vullnetarë, si dhe 2 automjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së.
Në Shkodër vijojnë aktive vatrat në Rrenc dhe Goraj-Budishtë. Forcat e MZSH-së dhe Shërbimit Pyjor po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre; në Goraj-Budishtë nuk ka rrezik për banesat dhe vatra po shkon drejt izolimit.
Në Elbasan mbeten aktive vatrat në Dardhë, bashkia Librazhd, ku operojnë MZSH, forcat pyjore dhe bashkiake, si dhe në Shalës, bashkia Cërrik. Në Dardhë nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në tërësi, operacionet vijojnë me angazhim të koordinuar nga toka dhe ajri, ndërsa në disa prej zonave më të ekspozuara është bërë e mundur mbrojtja e banesave dhe kufizimi i përhapjes së zjarrit.
AKMC, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën dhe të koordinojë angazhimin e kapaciteteve sipas nevojës.
Kafeja “zien” në Qershor/ Rekord historik i importeve si në sasi, ashtu edhe në vlerë
Importi i kafesë në Shqipëri ka shënuar një rekord të ri në qershor, si në sasi, ashtu edhe në vlerë. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit u importuan 1.6......
Cilat destinacione po fitojnë më shumë pasagjerë nga Tirana? Bratislava kryeson rritjen, Tel Avivi dhe Napoli ndjekin me ritme të forta
Destinacionet drejt të cilave udhëtojnë pasagjerët tregojnë jo vetëm flukset e lëvizjeve, por edhe ndryshimet në preferencat e udhëtarëve dhe vendet që po......
OSSH, mbi 9 mld lekë investime në rrjet gjatë 2026 - Pjesa më e madhe për TM/TU dhe nënstacionet, mbi 1.1 mld lekë për sistemet e matjes
Mbi 9 mld lekë parashikohet të investohen gjatë këtij viti në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas planit të rishikuar të Operatorit të......
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për......
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit - Eventi i dedikuar letërsisë dhe kulturës
Tradita e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë vit duke shënuar edicionin e tij të pestë. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”, ky panair......
Vala e të nxehtit rrit prodhimin e energjisë diellore - Analiza e Ember/ Deri në 17% më shumë në Europë
Vala e të nxehtit në Europë ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë diellore, duke ndihmuar vendet europiane të përballojnë kërkesën e......
Shqipëria dhe Polonia formalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore
Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedha e huaja
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës këtë të premte në raport me rikuperimin që shënoi......

