Vala e të nxehtit rrit prodhimin e energjisë diellore - Analiza e Ember/ Deri në 17% më shumë në Europë

Vala e të nxehtit në Europë ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë diellore, duke ndihmuar vendet europiane të përballojnë kërkesën e lartë për energji elektrike gjatë ditëve me temperatura ekstreme.
Sipas një analize të publikuar nga organizata kërkimore për energjinë Ember, prodhimi diellor në disa vende europiane u rrit deri në 17% gjatë ditëve të valëve të të nxehtit në muajt qershor dhe korrik.
Studiuesit theksojnë se energjia diellore luajti një rol të rëndësishëm në furnizimin e rrjetit, në një kohë kur kërkesa për energji u rrit me deri në një të katërtën për shkak të temperaturave të larta. Rritja lidhet kryesisht me përdorimin më të madh të kondicionerëve, të cilët kërkojnë sasi të konsiderueshme energjie.
Sipas analizës së Ember, gjatë valës së të nxehtit në fund të qershorit, kërkesa ditore për energji u rrit me 28% në Itali, 23% në Hungari, 14% në Francë dhe 13% në Spanjë, krahasuar me ditët para valës së të nxehtit.
Në të njëjtën periudhë, energjia diellore ishte burimi kryesor i energjisë që performoi më mirë se zakonisht. Prodhimi mesatar ditor diellor gjatë valëve të të nxehtit u rrit me 17% në Francë dhe Hungari, me 5% në Spanjë, ndërsa në Itali mbeti në nivele të ngjashme me ditët e zakonshme.
Megjithatë, temperaturat ekstreme dhe thatësira krijuan probleme për burime të tjera të prodhimit të energjisë. Nivelet e ulëta të ujit në lumin Danub detyruan Hungarinë të kufizonte prodhimin e energjisë bërthamore, ndërsa hidrocentralet në rajonin alpin iu afruan niveleve më të ulëta të regjistruara ndonjëherë.
Edhe prodhimi i energjisë nga lëndët djegëse fosile u prek nga mungesa e ujit. Në Poloni, një termocentral me qymyr u detyrua të reduktojë prodhimin për shkak të niveleve kritike të ujit në lumin Vistula.
Valët e të nxehtit sollën gjithashtu rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë. Në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, çmimet mesatare ditore të energjisë u rritën me 119% në Hungari, 44% në Francë, 13% në Itali dhe 7% në Spanjë, krahasuar me ditët e javëve paraardhëse.
Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve tregon nevojën për investime më të mëdha në sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri, të cilat mundësojnë ruajtjen e energjisë së tepërt të prodhuar nga panelet diellore dhe përdorimin e saj në orët kur prodhimi diellor bie.
Shqipëria dhe Polonia formalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore
Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedha e huaja
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës këtë të premte në raport me rikuperimin që shënoi......
Nuk ndalet kërkesa për kredi - Raporti i BSH: Bizneset kërkojnë para për investime, individët për banesa dhe konsum
Kredia për sektorin privat po vijon të rritet me ritme të larta, duke treguar një kërkesë të fortë si nga bizneset, ashtu edhe nga individët. Të dhënat e......
Më e keqja ende nuk ka ardhur - El Niño po na përgatit për një vit ekstrem në 2027-ën
Më e keqja ende nuk ka ardhur: Evropa Perëndimore sapo ka përjetuar qershor-korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me kontinentin e detyruar të......
Trump, tarifa edhe për importin e dronëve - Synohet zvogëlimi i varësisë nga jashtë dhe ringritja e prodhimit vendas
Presidenti Donald Trump tha se do të vendosë tarifa për importet e dronëve dhe komponentëve të tyre, përfshirë ato nga disa aleatë kryesorë të SHBA-së, me......
Evropianët, pagesa me para’ në dorë - Sondazhi i BQE me 8,205 kompani në 21 vendet e eurozonës
Pranimi i parave të gatshme është rikthyer në eurozonë pas rënies së shkaktuar nga izolimet dhe kufizimet në biznes dhe udhëtime të vendosura nga qeveritë......
Kosova, 60 mln euro evazion fiskal në 6 muaj - Problematike, ndërtimi, tregtia me shumicë, hoteleria dhe disa shërbime
Në gjashtëmujorin e parë të 2026-tës Administrata Tatimore e Kosovës realizoi rreth 1.015 kontrolle, ku janë evidentuar rreth 60 milionë euro shmangie nga......
Si dielli po ndryshon hartën energjetike të Shqipërisë - Kapacitetet e instaluara të prodhimit të energjisë u rritën me 34% në katër vjet
Harta energjetike e Shqipërisë po ndryshon me ritme të shpejta vitet e fundit. Në pak më shumë se katër vjet, vendi ka shtuar rreth 883 MW kapacitete......

