Shqipëria Postuar më 14 Gusht 2026, 10:44

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedha e huaja

Nga Edel Strazimiri

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës këtë të premte në raport me rikuperimin që shënoi ditën e djeshme duke u blerë sot me 79.8 lekë dhe duke u shitur me 81 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane e mbyll këtë javë në rënie duke shënuar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë teksa është blerë me 92.4 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu është dobësuar këtë fund jave duke pësuar zbritje të vlerës krahasuar me ditën e enjte teksa është blerë sot me 97 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur humbje pikësh në raport me ditën që lamë pas duke e mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 107.8 lekë dhe është shitur me 109 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat