Shqipëria Postuar më 24 Janar 2026, 10:47

Zonat e mbrojtura, destinacion për turizëm e aventurë/ 5.9 milionë vizitorë në 2025, rritje me 6%

Nga Alida Lula

Zonat e mbrojtura, destinacion për turizëm e aventurë/ 5.9

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë dashamirës të natyrës dhe aventurës, duke u shndërruar në një destinacion turistik me potencial të jashtëzakonshëm. Sipas ministrisë së Mjedisit, gjatë vitit 2025, 5.9 milionë vizitorë vizituan zonat e mbrojtura të vendit, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024, ku pjesa më e madhe e janë turistë tw huaj.

“Zonat e mbrojtura janë asete të çmuara ekoturistike, që ruajnë biodiversitetin dhe ofrojnë mundësi për zhvillim lokal. Puna e përkushtuar e administratave të këtyre zonave garanton mikpritje të kujdesshme dhe menaxhim të qëndrueshëm"- shkruan ministria e Mjedisit.

Peizazhet dhe parqet kombëtare nuk janë thjesht atraksione natyrore, por edhe burim punësimi dhe promovimi ndërkombëtar i Shqipërisë. Përmes zgjerimit dhe mbrojtjes së këtyre hapësirave, synohet të ruhet gjendja e paprekur e natyrës dhe të forcohet pozicioni si destinacion i qëndrueshëm turistik.

Ekspertët theksojnë se promovimi i këtyre zonave, jo vetëm rrit numrin e vizitorëve, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës, duke krijuar një model që mund të shërbejë si shembull për rajonin e më gjerë.



 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat