Vendimi i Qeverisë, 377 milionë lekë shtesë për shpronësimet e Hekurudhës Durrës–Tiranë–Rinas

Qeveria ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpronësimet e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga projekti i rehabilitimit të linjës hekurudhore Durrës – Terminali i Transportit Publik Tiranë dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).
Sipas vendimit të ri, fondi total i shpronësimeve rritet në 377.3 milionë lekë, nga rreth 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar më parë. Ndryshimet përfshijnë rishikimin e vlerave të kompensimit për disa pasuri ekzistuese, si dhe shtimin e pasurive të reja që do të shpronësohen.
Kompensimi do të bëhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë, sipas tabelës shoqëruese të vendimit. Po ashtu, lista e pronarëve përfitues zgjerohet me pasuri shtesë të identifikuara gjatë zbatimit të projektit.
Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 mijë lekë, do të përballohen nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.
Vendimi i plotë:
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.19, DATË 17.1.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TIRANË (PPT) DHE LIDHJA ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.19, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “vreshtë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh.”.
2. Në pikën 4, togfjalëshi “… prej 280 445 392.25 (dyqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e pesë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy pikë njëzet e pesë) lekësh …” zëvendësohet me “… prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh …”.
3. Në tabelën bashkëlidhur vendimit bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Vlerat e shpronësimit të pasurive të paraqitura në nënndarjet me numrat rendorë 9, 11, 12, 15, 17, 18, 40, 41, 42, 43, 55, 57, 65, 73 dhe 74 zëvendësohen me vlerat e shpronësimit në nënndarjet përkatëse, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Pas nënndarjes me numër rendor 84 shtohen pasuritë që shpronësohen, të paraqitura në nënndarjet me numra rendorë nga 85 në 115, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a.
III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a., drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kamzë Vorë, Tiranë Rurale 2 dhe Krujë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
ExportON 2026, Salla: Synojmë që në 2030 të kemi 1 miliard USD eksporte bujqësore
Ministri i Bujqësisë tha në prezantimin e platformës EksporOn se dikasteri I tij ka si synim që deri në vitin 2030 të kemi 1 miliard USD eksporte bujqësore.......
Ibrahimaj: Exports and domestic production, at the center of the new economic development model
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, in the presence of Prime Minister Edi Rama, participated in the "Export On" conference, where she......
ExportOn 2026, Rama: Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në BE, mbështesim eksportet
Kryeministri Edi Ramna ishte sot në prezantimin e platformës ExportOn, ku premtoi mbështetje për eksportuesit dhe kërkoi përshtatjen e këtij sektori me......
Awareness campaign on personal data protection in schools - Commissioner: Investing in data protection is an investment for the future
On International Data Protection Day, students from the Red School in Tirana visited the Commissioner's Office to learn more about personal data protection......
Besmir Beja at the head of Customs - The Council of Ministers approves changes in the management of state institutions
At its meeting held today, the Council of Ministers approved a series of appointments and dismissals at the head of several state structures. The changes aim......
"Performance grant deepens in 2026" - Demo: Municipalities that perform better will be funded more
During 2026, the performance grant will be deepened. This was stated by the Minister of State for Local Government, Ervin Demo, during a press conference.......
Electricity production, 8 million mWh - ERE: Preliminary data from network operators, tariff for Guarantee of Origin approved
The amount of electricity produced in 2025 is estimated at around 8 million MWh, according to the Energy Regulatory Authority, based on preliminary data from......
In 2025, an average of 4 road accidents per day/ Lezha and Gjirokastra, with the highest number in relation to population
According to the latest INSTAT data for 2025, 1,375 road accidents occurred in our country. Compared to 2024, this represents a significant decrease of......



