Turizmi rriti importin e mishit - Përgjatë vitit 2024 erdhën 48.6 mijë ton. Brazili solli sasinë më të madhe
Përgjatë vitit të shkuar, me rritjen e numrit të turistëve, edhe importi i mishit në vend ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke përmbushur kërkesat gjithnjë e në rritje, si të konsumatorëve vendas, ashtu edhe të atyre të huaj.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, u importuan rreth 48 mijë e 600 ton mish, përfshirë edhe të brendshmet që janë të konsumueshme.
Ky trend i rritjes së importit është veçanërisht i dukshëm gjatë muajve të verës, kur niveli i importit arrin kulmin. Gjatë periudhës qershor-gusht, u regjistrua 13 mijë e 250 ton mish i importuar.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja është me 12%, ndikuar padyshim nga sezoni turistik, që ka shtuar kërkesat për ushqim, duke bërë që restorantet dhe shërbimet e tjera të importojnë më shumë mish për të përmbushur nevojat e turistëve të huaj dhe jo vetëm.
Për sa i përket vendeve nga ku ka ardhur mishi, ato që kanë eksportuar më shumë në Shqipëri janë Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguai, Italia dhe Brazili.
Nga vendet e mësipërme, Brazili ka mbajtur pozitat kryesore, duke kontribuar me sasinë më të madhe të mishit të importuar në Shqipëri.
Gjatë vitit të shkuar, rreth 12 mijë e 300 ton mish erdhën nga ky vend, duke përbërë një katërtën e totalit të importit, ose 25%.
Sondazh

Deficiti tregtar, nivel rekord prej 5.2 mld euro - Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove, pasoja për eksportuesit
Zhvlerësimi i euros në tregun e brendshëm, por edhe zhvillimet e tjera, si rritja e kostove si pasojë e faktorëve të jashtëm, gjatë viteve të fundit, po......

Kredi me 0% interes për 530 nëpunës të administratës-Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë për të qenë përfitues?
530 nëpunës të administratës publike do të përfitojnë kredi me 0% interes përgjatë vitit 2025. Qeveria ka miratuar kuotat e përgjithshme, teksa sipas listës......

Inflacioni në Eurozonë rritet për të tretin muaj radhazi Shkak, kostot e energjisë, shërbimeve dhe ushqimeve!
Shifra nga viti në vit e inflacionit të eurozonës për dhjetorin ka konfirmuar vlerësimet paraprake që vijnë në 2.4%, sipas Eurostat. Ky ishte muaji i tretë......

“Makinat deri në 1500 kubikë, gati 10% zbritje në sigurim” - Morinaj: Me rregulloren e re, çdo drejtues automjeti trajtohet në mënyrë të drejtë
Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila hyri në fuqi këtë vit dhe që parashikon llogaritjen e primeve të sigurimit mbi bazën e......

Skema e BSH për kreditimin e bizneseve të vogla e të mesme - Kredi me çmim më të lirë se norma bazë e interesit
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një program të posaçëm për kreditimin e biznesit të vogël dhe të mësëm. E veçanta e tij është se ofron kredi me norma shumë......

Ndalimi i TikTok aprovohet nga Gjykata e Lartë e SHBA-së, nëse nuk shitet nga kompania mëmë kineze ByteDance!
Gjykata e Lartë e SHBA-së votoi të premten për të mbështetur njëzëri ligjin federal që ndalon TikTok duke filluar nga e diela, përveç nëse ai shitet nga......

“Programi i investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”, thirrje e hapur për pjesëmarrje në prokurimin ndërkombëtar
Njësia e projekteve të huaja në OSHEE Group, në bashkëpunim me bankën KfW, do të nisë procedurën e prokurimit ndërkombëtar për projektin “Programi i......

Popullsia e Kinës, në rënie për të tretin vit radhazi - Autoritetet prezantojnë masa për të inkurajuar lindjet dhe martesat
Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në 2024, me numrin e vdekjeve që tejkaloi rritjen e lehtë të lindjeve dhe ekspertët paralajmërojnë se trendi......