Shqipëria Posted on 2024-11-25 11:51:00

“Tregu është i lirë dhe konkurrues” - AK përfundon hetimin: U rritën kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit

From Hamit Yzeiraj

“Tregu është i lirë dhe konkurrues” - AK

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi përmbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj katër ndërmarrjeve – Erzeni, Gjirofarma, Lufra, dhe SHAKA Boboshticë në tregun e prodhimit dhe tregtimit të djathit dhe gjalpit.

Sipas Autoritetit, nuk janë gjetur prova për marrëveshje të bashkërenduar ose sjellje anti-konkurruese midis ndërmarrjeve. Ndërsa analizohej struktura e tregut, rezultoi se konkurrenca ishte e pranishme dhe se hyrja e ndërmarrjeve të reja ishte e mundur.

Po ashtu, çmimet e blerjes dhe ato të shitjes mes kompanive ishin të ndryshme, duke sugjeruar se nuk kishte koordinim për rritjen e çmimit të produkteve.

Një gjë interesante që u vu re nga hetimi ishte se rënia e sasisë së grumbulluar të qumështit të lopës, rriti kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit.

Një shqetësim i evidentuar ishte informaliteti i lartë në industrinë e qumështit, ku më shumë se 80% e tregut është i pasigurt dhe i paregistruar.

Për më tepër, analiza e çmimeve mesatarë të qumështit dhe produkteve të tij tregoi variacione që nuk ishin të koordinuara mes ndërmarrjeve nën hetim.

Megjithatë, Komisioni i Konkurrencës konkludoi se nuk kishte prova të shkeljeve të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Në përmbyllje, ai rekomandoi disa masa për përmirësimin e konkurrencës, duke përfshirë përforcimin e kontrolleve mbi cilësinë e qumështit dhe nismat për luftimin e informalitetit dhe rregullimin e akteve nënligjore që mbështesin këtë sektor.

 

Poll

Poll

Live TV

Latest news
Shqipëria 2025-05-11 Ledina Elezi

How do elections affect the economy?!

In the run-up to the 2025 elections in Albania, the economic outlook appears to be calm, with stable economic growth and inflation, as well as increasing......

All news

Most visited

Shqipëria 2025-05-11 Ledina Elezi

How do elections affect the economy?!

In the run-up to the 2025 elections in Albania, the economic outlook appears to be calm, with stable economic growth and inflation, as well as increasing......