Shqipëria Postuar më 30 Mars 2026, 10:52

Transformim urban në Vlorë - FSHZH hap garën për hapësirë rekreative dhe parkim

Nga Ernilda Luzi

Transformim urban në Vlorë - FSHZH hap garën për

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3&4, si dhe ndërtimin e godinës së parkimit nëntokësor në Vlorë. Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 595 milion e 232 mijë lekë.

Referuar dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti është hartuar mbi kërkesën e Bashkisë Vlorë për ndërtimin e një godine parkimi nëntokësor, si dhe krijimin e një parku rekreativ në sipërfaqe, duke ndërthurur funksionin urban me atë social dhe mjedisor.

Objekti parashikohet të ndërtohet në pjesën perëndimore të qytetit të Vlorës, pranë zonës së plazhit dhe përgjatë rrugës “Çamëria”, në hyrje të Lungomares, një nga zonat më të frekuentuara nga banorër dhe turistët. Parcela ndodhet rreth 1.9 kilometra larg qendrës së qytetit dhe përfshihet në pellgun ujëmbledhës të zonës.

Sipas dokumentit, do të ndërtohet edhe parkimi nëntokësor me një kat, i projektuar për të optimizuar hapësirat e parkimit. Kati nëntokësor do të shërbejë ekskluzivisht për poste parkimi dhe ambiente teknike.

Projekti parashikon një sipërfaqe totale parcele prej 9557.76 metrash katrorë dhe një sipërfaqe ndërtimi në katin -1 prej 9235.98 metrash katrorë. Në total do të krijohen 295 vende parkimi, përfshirë 5 poste të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe hapësira për automjete elektrike.

Ndërkohë, do të krijohet edhe një hapësirë rekreative e hapur për qytetarët. Projekti parashikon ndërtimin e një strukture strehe në skajin perëndimor të parcelës, ku do të vendosen hapësirat mbështetëse dhe parkimi i biçikletave. Kjo zgjidhje synon ruajtjen e funksionit ekzistues të zonës si shesh publik, duke e bërë atë të përdorshëm për aktivitete rekreative dhe evente të ndryshme edhe pas ndërhyrjes.

Në të njëjtën kohë, ky investim synon të rrisë cilësinë e jetesës për banorët, duke krijuar një destinacion modern dhe funksional.

Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku......

Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat