Shqipëria Postuar më 30 Mars 2026, 10:47

Kush e mban “në këmbë” borxhin e jashtëm të Shqipërisë? - Qeveria, BSH dhe bizneset sollën tkurrje. Bankat, të vetmet që rritën detyrimet e tyre

Nga Ledina Elezi

Kush e mban “në këmbë” borxhin e jashtëm të

Viti 2025 u mbyll me një borxh të jashtëm të vendit prej 10.2 miliardë eurosh, por cilët ishin sektorët që kontribuan më tepër në zvogëlimin e tij dhe cilët janë ata që po mbajnë “në këmbë” detyrimet e Shqipërisë me jashtë?

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, thuajse gjysma e borxhit të jashtëm të vendit është marrë dhe po shlyhet nga Qeveria. Kjo e fundit rezulton të ketë detyrime në instrumente afatgjata, si hua apo letra me vlerë. Nga tremujori në tremujor, borxhi i Qeverisë së Përgjithshme është zvogëluar, për shkak të rënies së detyrimeve në formën e obligacioneve.

Ndërkohë, edhe detyrimet e Bankës së Shqipërisë kanë ndikuar në uljen e mëtejshme të borxhit të jashtëm të vendit. Statistikat zyrtare tregojnë se Autoriteti Monetar ka kryesisht detyrime në formën e alokimeve SDR nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vlerën e 227 milionë eurove.

Bankat, e quajtura ndryshe si korporatat depozituese, janë të vetmet që kontribuan në rritjen e mëtejshme të borxhit të jashtëm të Shqipërisë. Rritja me 123 milionë euro nuk ka ardhur vetëm prej zhvillimeve në këtë sektor, por edhe për shkak të një riklasifikimi sektorial ku një njësi ekonomike është transferuar nga Sektorët e Tjerë në sektorin e Korporatave Depozituese. Rreth 69% të detyrimeve me jashtë, bankat i kanë në monedha dhe depozita.

Sektorët e tjerë, që mund të përfshijnë bizneset dhe një sërë kompanish të ndryshme, ngushtuan borxhin e jashtëm. Një pjesë e këtij ngushtimi lidhet me riklasifikimin sektorial të një njësie ekonomike nga Sektorët e Tjerë në sektorin e bankave, i cili ka ndikuar në uljen e stokut të huave me rreth 50.5 milionë euro.

Në të njëjtën kohë ka rënie të detyrimeve në formën e kredive tregtare dhe paradhënieve, si dhe tkurrje e detyrimeve ndërmjet kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt investime direkte - hua ndërkompani dhe detyrimeve të tjera të borxhit.

Në total, borxhi i jashtëm afatgjatë ka parë një zgjerim të tepricës në hua dhe ulje të ekspozimit në letra me vlerë të borxhit. Huatë vijojnë të kryesojnë detyrimet afatgjata, në masën 45% të totalit. Në maturitetin afatshkurtër, instrumentet financiarë në formën e monedhave dhe depozitave, si dhe kreditë tregtare dhe paradhëniet zënë përkatësisht 33% dhe 46%.

Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku......

Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat