Tkurret tregu i institucioneve financiare jobanka - BSH: Përthithja e një prej subjekteve të kreditimit nga një bankë ndryshoi ecurinë

Tregu i institucioneve financiare jobanka është tkurrur gjatë vitit 2025, kryesisht si pasojë e kalimit të një prej kompanive më të mëdha të kreditimit në sistemin bankar.
Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2025 në vend ushtrojnë aktivitet 22 institucione financiare jobanka. Gjatë vitit nuk u licencua asnjë subjekt i ri, ndërsa një subjekt financiar jobankë u përthith nga një bankë dhe një tjetër subjekt humbi licencën.
Kalimi i këtij subjekti në sektorin bankar ndikoi në uljen e aktiveve dhe të portofolit të kredive të institucioneve jobanka. Megjithatë, këto subjekte vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e ekonomisë, veçanërisht për individët dhe bizneset që kërkojnë alternativa jashtë bankave.
Pjesën më të madhe të aktivitetit të tyre e zënë kreditë, të cilat përbëjnë rreth tre të katërtat e aktiveve. Ndërkohë, burimi kryesor i financimit mbeten huatë që këto institucione marrin nga banka ose institucione të tjera financiare, ndërsa një pjesë më e vogël financohet nga kapitali i vet.
Të dhënat tregojnë se portofoli i kredive është i orientuar më shumë drejt individëve sesa bizneseve. Nga ana tjetër, sektorët që kanë përfituar më shumë financim janë tregtia, akomodimi dhe shërbimet ushqimore, si edhe bujqësia.
Raporti evidenton se aktiviteti me rritjen më të madhe gjatë vitit ka qenë qiraja financiare, e njohur si leasing. Financimet për automjetet personale dhe ato të punës kanë dhënë kontributin kryesor në këtë rritje.
Ndërkohë, aktiviteti i faktoringut, që u mundëson bizneseve të arkëtojnë më shpejt faturat e papaguara, mbetet një segment i vogël i tregut. Edhe pse vlera e portofolit është rritur lehtë, qarkullimi i përgjithshëm dhe numri i faturave të financuara kanë shënuar rënie krahasuar me një vit më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, financimet e institucioneve jobanka vijojnë të jepen kryesisht në lekë dhe me afate të mesme shlyerjeje, duke mbetur një burim alternativ financimi për familjet dhe bizneset në vend.
14 konvikte drejt rikonstruksionit - Shahini: Ambiente moderne dhe të përballueshme për studentët
14 godina të Qytetit Studenti do i nënshtrohen rikonstruksionit, me qëllim modernizimin e kushteve për të rinjtë të cilët zgjedhin të akomodohen në......
Pretendimet kreditore njihen si kolateral financiar - Kuadri i ri ligjor synon më shumë siguri për transaksionet, integrim me tregjet evropiane
Në Shqipëri pritet të krijohet një kuadër i ri ligjor për sistemet e pagesave dhe kolateralin financiar, me synimin për të rritur sigurinë e transaksioneve......
Më pak shqiptarë punojnë falas për biznesin e familjes/ Të rinjtë dhe femrat vijojnë të mbeten më të ekspozuar
Përqindja e personave që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, duke treguar një përmirësim të lehtë në strukturën e......
Shqipëria bëhet gati për adoptimin e euros si monedhë zyrtare - Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullat për kalimin në Eurozonë
Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri "Për Bankën e Shqipërisë", i publikuar për konsultim,......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Paundi fiton pikë
Dollari amerikan e ka ndryshuar trendin e tij pozitiv qe e karakterizoi që nga fillimi i kësaj jave duke regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm......
Bujqësi me kontratë për fermerët shqiptarë - Salla: Dëftesa tregtare për prodhimin, më shumë akses në financim
Nga ferma e vogël tradicionale, tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract farming” apo “bujqësisë së kontraktuar”. Ky është orientimi më i......
SHBA, tarifa prej 25% për produktet braziliane - Vendimi hyn në fuqi më 22 korrik, Lula premton kundërpërgjigje
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tarifa prej 25% për shumicën e importeve nga Brazili, që hyjnë në fuqi javën e ardhshme, duke përfunduar një......
Kush përfiton pagesa nga jashtë, do paguajë detyrime - Ngrihet sistemi elektronik i informacionit. Mekanizma të reja për mbledhjen e borxheve
Zhvillimi i tregtisë elektronike dhe rritja e përdorimit të pagesave ndërkufitare kanë sjellë sfida të reja për administrimin tatimor, veçanërisht në drejtim......

