Temperaturat e larta “djegin” faturat e dritave - Ndryshimet klimatike, konsumi i energjisë elektrike në verë është rritur me 38%
Shqipëria po përballet me vera gjithnjë e më të nxehta, çka ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga familjet. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, këta konsumatorë rritën dukshëm konsumin e energjisë nga viti 2018 në 2024 dhe një pjesë e mirë e kësaj rritjeje lidhet me ndryshimet klimatike dhe përdorimin gjithnjë e më të madh të kondicionerëve.
Sipas të dhënave të analizuara nga TV SCAN, konsumi mesatar familjar i energjisë elektrike në muajt qershor, korrik dhe gusht të 6 viteve të fundit është rritur me 38%.
Në qershor konsumi mesatar i energjisë elektrike është rritur me 25% nga 2018, në 2024. Më konkretisht, në qershorin e vitit 2018 konsumatorët familjarë konsumuan rreth 186 mijë mWh, ndërsa në vitin 2024 rreth 232 mijë mWh.
Rritja më e lartë është shënuar në muajin korrik, me 46%. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 konsumi familjar u regjistrua në rreth 280 mijë mWh, nga 192 mijë mWh që u konsumua në 2018-ën.
Ndërkohë, në gusht rritja përllogaritet në 43%. Për këtë muaj në vitin 2018 familjarët konsumuan rreth 211 mijë mWh, ndërsa në 2024-ën rreth 301 mijë mWh.
Sipas një studimi të Entit Rregullator të Energjisë mbi konsumin e energjisë elektrike dhe sjelljen konsumatore, mesatarisht 37% e konsumit vjetor të energjisë së një familjeje shkon vetëm për dy përdorime përfundimtare: ngrohjen e hapësirës dhe klimatizimin. Ky segment përbën edhe vlerën më të lartë të konsumit, në raport me pajisjet e tjera, që janë lavatriçja, boileri, soba elektrike, frigoriferi, ndriçimi, etj.
ERE e lidh dukshëm konsumin e energjisë me sezonin dhe ndryshimet klimatike janë një nga faktorët kryesorë që ndikojnë gjatë verës, teksa kjo ka ndikuar në rritjen e përdorimit të kondicionerëve.
“Kushtet klimatike të vendit tonë, me verë shumë të nxehtë dhe të thatë, kanë bërë që vitet e fundit të rriten nivelet e përdorimit të kondicionerëve për freskim të banesës. Prania e tyre ndikon në profilin e grafikut të ngarkesës për stinën e verës, me një rritje vit pas viti të konsumit ditor të energjisë elektrike në shkallë vendi”, - thuhet në studim.
Kjo tendencë u konfirmua edhe nga të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave. Censi i vitit 2023 tregoi një rritje me 27.5% të familjeve që kanë instaluar një kondicioner, krahasuar me të dhënat e Censit 2011.
Edhe për vitin 2025, të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë një rritje të kërkesës për këto pajisje dhe se vetëm në 5 muajt e parë të vitit u importuan kondicionerë me një vlerë prej 3.47 mld lekë, që korrespondojnë me rreth 3.8 mln kg. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importi është rritur me 411.6 mln lekë, ndërsa në peshë me 840 mijë kg.
Rritja e kërkesës për këto pajisje shpjegohet edhe me ndryshimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.
“Gjatë stinës së verës, në muajt korrik dhe gusht, prirja e pikut është në rritje, i cili nga viti në vit po bëhet më i dukshëm dhe lidhet me ndryshimet klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Kjo po çon në përdorimin gjithnjë edhe më të madh të pajisjeve klimatizuese gjatë muajve të nxehtë”, - argumenton ERE.
Konsumi i energjisë elektrike për kondicionimin është në varësi të hapësirës, të termoizolimit të ambientit ku ndodhet kondicioneri si dhe nga klasa e teknologjisë së kësaj pajisjeje.
“Ajri i kondicionuar zë një pjesë shumë më të vogël të përdorimit të energjisë elektrike për nevoja shtëpiake në apartamente sesa në shtëpitë e ndara me një familje. Apartamentet janë përgjithësisht më të vogla se shtëpitë e një familjeje, dhe ato shpesh janë pjesërisht të izoluara nga apartamentet ngjitur. Një familje mesatare që jeton në një shtëpi të veçuar konsumon gati tre herë më shumë energji sesa një familje që jeton në një ndërtesë apartamentesh që ka pesë ose më shumë apartamente”, - thuhet në studim.
Më shumë konsum do të thotë fatura më të larta për energjinë elektrike.
Ndaj, në këto kushte eficienca e energjisë konsiderohet si një nga mundësitë e pakta për të ulur konsumin dhe pa ndotur mjedisin. Përfitimet që vijnë nga aplikimi i termoizolimit në ndërtesa apo pajisjet me klas të ulët energjie, janë të mëdha jo vetëm për të ulur kostot e faturave, por edhe për mjedisin dhe shëndetin.
Në një raport të hartuar nga organizata mjedisore All Green Centre, ku merrej në studim një apartament në qytetin e Korçës, arrihej në konkluzionin se pas ndërhyrjeve termoizoluese, në dimër banesa do të ulte me 67% sasinë e lëndës drusore për ngrohje, emetimet në atmosferë dhe përdorimin e pyjeve për lëndë drusore. Pavarësisht se analiza përfshin reduktimin e faturës për energji gjatë dimrit, raporti thekson se termoizolimi mundëson që mjediset e brendshme të mbeten më të freskëta në verë, pavarësisht nga nxehtësia dhe temperaturat e larta të jashtme. Rrjedhimisht kjo ul konsumin dhe redukton ndjeshëm faturat për energjinë elektrike.
Përveç izolimit më të mirë të banesave, ekspertët kërkojnë shpesh përdorim të kondicionerëve me klas energjie A+ apo temperatura termostati 26–27°C.

Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur - Kush do i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit
Me rreth 90 vatra zjarri dhe mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegur që nga fillimi i vitit e deri më tani, situata me zjarret në Shqipëri ka dalë jashtë......

Gati ndëshkimet për mallrat false në tregje - Më 16 gusht hyn në fuqi ligji, më shumë mbrojtje për bizneset dhe konsumatorët
Ligji që synon ti japë më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, e cila u keqpërdoret, hyn në fuqi më datën 16......

Cilat janë mashtrimet që mund t’ju zbrazin llogaritë bankare? - Sadiku: Bankat nuk kërkojnë kurrë të dhëna personale sensitive përmes mesazheve
A ju kanë ardhur email-e apo mesazhe në telefon nga numra që hiqen si të bankës, me linqe që ju kërkojnë të dhënat bankare? Nëse po, kjo ka qenë një......

Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën. Janë më aktivët në ekonomi
Kur flasim për punësimin në Shqipëri, të dhënat tregojnë se jo të gjithë qarqet ecin me të njëjtin ritëm. Në vitin 2024, shkalla e punësimit dhe ajo e......

Më shumë naftë në treg në vitin 2025 - IEA rrit parashikimin pas vendimit të OPEC+ për të shtuar prodhimin
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se ka rritur parashikimin për furnizimin me naftë për këtë vit, pas vendimit të grupit prodhues OPEC+ për të......

Ministria Mbrojtjes urdhëron evakuim urgjent të banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë!
Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë. “Për shkak të përhapjes së shpejtë të......

“Situata e zjarreve, drejt stabilizimit” - Ministria e Mbrojtjes: Mbi 10 mijë forca të emergjencave, në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mbi 10 mijë forca të......

Dollari i rikthehet rënies ndërsa Franga rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë sipas kursit të......