Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2025, 14:31

TEG sjell emocionet e “Formula 1” në kryeqytet - Gokart, aktivitete për fëmijë dhe ekspozitë makinash

Nga Ledina Elezi

TEG sjell emocionet e “Formula 1” në kryeqytet - Gokart,

Tirana pritet të përjetojë emocionet e pistave të garës më popullore në botë këtë verë, me mbërritjen në ekranin e Cineplexx më 26 qershor të filmit “Formula 1”. Me këtë rast, Qendra Tregtare TEG organizoi një seri aktivitetesh për publikun e gjerë të të gjitha moshave, duke i kthyer hapësirat e saj, në një mini-univers të shpejtësisë dhe adrenalinës.

“Me thënë të drejtën, ne kemi një muaj që numërojmë ditët që të vijë dita sot dhe djali është shumë i emocionuar. Siç e shihni, është në garë dhe sot kemi zgjedhur që të jetë dita e mamit dhe djalit, kështu që filmin do ta shohim të dy. Këtu mund të gjemë gjithçka, gjen ushqimin, aktivitetin, argëtimin, edhe shopping që kemi qejf ne.”

“Shumë këndshëm, me organizim të bukur për çdo vibe të Formula 1. Aktivitete të lezetshme, ndaj u përfshimë që më përpara, se biletën e kemi prerë më vonë, për t'u përfshirë pak më shumë me aktivitetet. Gjithnjë me premierat, zakonisht vij në premierat e filmave më top dhe më pëlqejnë gjithnjë aktivitetet më përpara, kështu që edhe sot është bukur”, u shprehën disa nga pjesëmarrësit.

Vizitorët e TEG patën mundësinë të provojnë shijen e garës në pistën e makinave Go-Cart dhe të marrin pjesë në lojërat me peshëngritje, ku u dhuruan bileta të Cineplexx për fituesit.

“Sapo mora pjesë në një nga aktivitetet që u zhvillua tani dhe sigurisht që fitova, dhe fitova gjithashtu edhe një biletë nga organizatorët.”

“Mua formula 1 më pëlqen shumë. E para, sepse jam shumë i aktivizuar në këto dhe e dyta, sepse merren shumë me e-sport dhe luaj edhe formula 1 në consol.”

Spektakli që çel serinë e aktiviteteve nẽ TEG u mbajt ditën e enjte, datë 26 qershor, nga ora 19:30 deri në orën 21.30, nën moderimin e prezantuesit Eni Shehu – dhe erdhi si një ftesë për argëtim familjar dhe përjetime vizuale që shkojnë përtej ekranit të madh të Cineplexx, duke gjallëruar jetën kulturore dhe sociale të kryeqytetit në mes të sezonit veror.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat