Tarifat e telefonisë fikse pritet të ulen - AKEP: Kostoja e terminimit në këto rrjete do të jetë 0.07 lekë/min
Së shpejti pritet të ulen tarifat e telefonisë fikse në Shqipëri. Në një dokument të publikuar për këshillim publik, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon që tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet e operatorëve të rrjeteve fikse, të rishikohen.
Tarifat e terminimit në rrjetet fikse janë reduktuar ndjeshëm në vitet e fundit, por ende janë më të larta se tarifat mesatare në vendet e Bashkimit Evropian. Që nga 1 korriku i vitit 2021, shumë vende të BE kanë filluar aplikimin e tarifës së përbashkët të terminimit FTR. Duke filluar nga 2022, norma maksimale FTR e përbashkët që aplikohet në vendet e Bashkimit Evropian është 0.07 eurocent/min, e cila është rreth 64% më e ulët se tarifa mesatare e FTR 0.1970 eurocent/min për 27 vendet e BE-së në krahasim me 2021.
Sipas të dhënave të AKEP mbi tarifat e terminimit të thirrjeve fikse në vendet e rajonit në vitin 2024, vërehet se FTR e Maqedonisë së Veriut është 0.58 eurocent/min, Serbia e ka 0.09 eurocent/min, Mali i Zi aplikon MTR në vlerën 0.26 eurocent/min, Kosova aplikon 0.33 eurocent/min, ndërkohë FTR e Shqipërisë me kursin mestar të këmbimit për vitin 2024 llogaritet në vlerën 0.69 eurocent/min.
Në kushtet kur Shqipëria ka një normë penetrimi të telefonisë fikse mjaft të ulët dhe me përdorim gjithnjë e në rënie të shërbimit të telefonisë fikse, AKEP do të përdorë tarifat benchmark të FTR të përdorura nga vendet e BE, BEREC dhe ato të rajonit.
Kështu, nga 2025 në 2026 parashikohet një reduktim me 57% i tarifave të terminimit të thirrjeve fikse. Aktualisht, tarifa është 0.7 lekë për minutë, në 2026 pritet të bëhet 0.3 lekë dhe 0.15 lekë për minutë, ndërsa në 2027 do të zbresë në 0.07 lekë për minutë.
Terminimi i thirrjeve nga rrjetet fikse (FTR) është një shërbim me shumicë i ofruar nga operatori i një rrjeti fiks për t’i mundësuar konsumatorëve të rrjetit të tij marrjen e thirrjeve. Kur ofruesit e shërbimeve të thirrjeve nga rrjetet fikse ose mobile ju mundësojnë pajtimtarëve të tyre dërgimin e thirrjes në numrat e rrjeteve fikse të Republikës së Shqipërisë, ata i paguajnë operatorit që u mundëson terminimin e thirrjes një tarifë me shumicë për këtë shërbim, që quhet ‘tarifa e terminimit të thirrjes në rrjetet fikse’. Ulja e kësaj tarife ndërmjet operatorëve, pritet të shoqërohet me një ulje të tarifave përfundimtare për qytetarin.

Porti i Durrësit, mbi 2 milionë ton mallra në 7 muaj - Bajraktari: 30% më shumë importe, forcim i pozitës portuale
Në periudhën 7-mujore të këtij viti në kalatat e Portit të Durrësit janë përpunuar mbi 2 milionë tonë mallra, duke regjistruar një rritje prej 6,3% krahasuar......

Tërmet me magnitudë 6.0 në Afganistan - Raportohen mbi 800 viktima dhe 2,800 të plagosur
Mbi 800 persona u vranë dhe më shumë se 2,800 u plagosën në një nga tërmetet më të forta në Afganistan, njoftuan autoritetet vendase. Shumë fshatra u......

Tregtia BE-Rusi, në nivelin më të ulët që nga 2002 - Blloku raporton suficit tregtar me Kremlinin pas më shumë se 20 vitesh
Vëllimi i tregtisë midis BE-së dhe Rusisë ra në nivelin më të ulët që nga viti 2002 në tremujorin e dytë të vitit 2025. Për herë të parë në më shumë se 20......

Uji pa të ardhura bie në 61% - ERRU: Treguesi u përmirësua me 3.7%, por mbetet ende sfidë
Niveli i ujit pa të ardhura zbriti në 61%, nga 64.7% që ishte një vit më parë, duke reflektuar një tendencë përmirësimi me 3.7% gjatë vitit 2024. Por, sipas......

Shtrëngohen masat për ndërtimet pa leje - Rastet e shkeljeve/ Nga gjobat, tek dënimi penal dhe konfiskimi i ndërtesave
Kodi i Ri Penal parashikon ashpërsim të masave sa i takon shpërdorimit të tokës dhe ndërtimeve të paligjshme. Konkretisht, në nenin 585 thuhet se “Pushtimi......

Dollari e nis javën negativisht – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pas rritjes së lehtë por të vazhdueshme që regjistroi javës që shoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5......

Trump anulon 5 miliardë USD ndihmë të huaj - “Anashkalon” Kongresin dhe ndërpret fondet për 15 programe ndërkombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një veprim të njëanshëm për të anuluar 4.9 miliardë dollarë ndihmë të huaj të autorizuar nga Kongresi, duke......

Kina dhe Rusia diskutojnë krijimin e një rendi të ri global - Liderët kritikojnë sistemin perëndimor, propozojnë qasje më të balancuara
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje liderëve të një samiti rajonal që të shfrytëzojnë "tregun e tyre me përmasa gjigante". Po ashtu, presidenti rus......