Tërmet me magnitudë 6.0 në Afganistan - Raportohen mbi 800 viktima dhe 2,800 të plagosur
Mbi 800 persona u vranë dhe më shumë se 2,800 u plagosën në një nga tërmetet më të forta në Afganistan, njoftuan autoritetet vendase.
Shumë fshatra u shkatërruan si pasojë e fatkeqësisë natyrore, e cila goditi zonën afër kufirit me Pakistanin.
Tërmeti u përqendrua rreth 27 kilometra në verilindje të qytetit të Jalalabadit në provincën Nangarhar, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi të njëjtën zonë rreth 20 minuta më vonë.
Kjo katastrofë do të shtojë më tej presionin mbi burimet e kombit të Azisë së Jugut, i cili tashmë po përballet me një krizë humanitare, e nxitur nga ulja drastike e ndihmave deri te kthimi masiv i qytetarëve nga vendet fqinje.
Në kryeqytetin Kabul, autoritetet shëndetësore thanë se ekipet e shpëtimit po nxitonin për të arritur fshatrat e largëta, në një zonë me histori të gjatë të tërmeteve dhe përmbytjeve.
Ky tërmet ishte më vdekjeprurësi në vend që nga qershori i vitit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 6.3 shkaktuan vdekjen e të paktën 2,000 personave.
Afganistani është i ekspozuar ndaj tërmeteve shkatërruese, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike. Shumë nga ndërtesat në rajonet rurale janë ndërtuar me tulla balte dhe dru, duke i bërë ato të cenueshme në rast të lëkundjeve të forta.

Tregtia BE-Rusi, në nivelin më të ulët që nga 2002 - Blloku raporton suficit tregtar me Kremlinin pas më shumë se 20 vitesh
Vëllimi i tregtisë midis BE-së dhe Rusisë ra në nivelin më të ulët që nga viti 2002 në tremujorin e dytë të vitit 2025. Për herë të parë në më shumë se 20......

Uji pa të ardhura bie në 61% - ERRU: Treguesi u përmirësua me 3.7%, por mbetet ende sfidë
Niveli i ujit pa të ardhura zbriti në 61%, nga 64.7% që ishte një vit më parë, duke reflektuar një tendencë përmirësimi me 3.7% gjatë vitit 2024. Por, sipas......

Shtrëngohen masat për ndërtimet pa leje - Rastet e shkeljeve/ Nga gjobat, tek dënimi penal dhe konfiskimi i ndërtesave
Kodi i Ri Penal parashikon ashpërsim të masave sa i takon shpërdorimit të tokës dhe ndërtimeve të paligjshme. Konkretisht, në nenin 585 thuhet se “Pushtimi......

Dollari e nis javën negativisht – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pas rritjes së lehtë por të vazhdueshme që regjistroi javës që shoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5......

Trump anulon 5 miliardë USD ndihmë të huaj - “Anashkalon” Kongresin dhe ndërpret fondet për 15 programe ndërkombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një veprim të njëanshëm për të anuluar 4.9 miliardë dollarë ndihmë të huaj të autorizuar nga Kongresi, duke......

Kina dhe Rusia diskutojnë krijimin e një rendi të ri global - Liderët kritikojnë sistemin perëndimor, propozojnë qasje më të balancuara
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje liderëve të një samiti rajonal që të shfrytëzojnë "tregun e tyre me përmasa gjigante". Po ashtu, presidenti rus......

“Rënia e çdo qeverie në eurozonë do të ishte shqetësuese” - Presidentja e BQE paralajmëron për pasojat në ekonominë franceze
Franca nuk ndodhet aktualisht në një situatë që do të kërkonte ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por çdo rrezik për rënien e një qeverie brenda......

Bizneset greke dyfishojnë përdorimin e “IA” - Por, mbeten pas në krahasim me mesataren evropiane
Bizneset greke po i marrin gjithnjë e më seriozisht mjetet e inteligjencës artificiale, megjithëse ende kanë rrugë për të bërë sa i përket automatizimit të......