Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2025, 11:25

Stili veror për meshkuj në QTU - Uljet e fundit deri në 70%, nxitoni të visheni me stil dhe të kurseni

Nga Hamit Yzeiraj

Stili veror për meshkuj në QTU - Uljet e fundit deri në 70%,

Nëse mendoni se moda verore për meshkuj është e kufizuar në dy-tre stile të zakonshme, një vizitë në QTU do t’ju bindë për të kundërtën. Nga kombinimet “casual chic” deri tek atletet më të kërkuara të sezonit, gjithçka është menduar për t’i bërë meshkujt të ndihen mirë dhe të duken edhe më mirë.

Tek Jack & Jones, US Polo apo Koton Men, pantallonat chino, polo-t me ngjyra pastel dhe këmishat tropikale janë kthyer në “uniformën” e përditshme të meshkujve që duan një pamje të kuruar pa shumë mund. Dhe nëse stili ecën me këmbë – tek Geox, këpucët verore ofrojnë freski dhe teknologji anti-vapor për të përballuar çdo ditë të nxehtë me lehtësi.

“Jam me pushime në Shqipëri dhe sot ndalova në QTU për disa blerje. Gjeta shumë oferta të mira, sidomos për atletet dhe rrobat verore. Janë shumë cilësore dhe çmimet janë shumë të mira për Evropën”, shprehet një turist francez.

Nëse frymëzimi juaj është më sportiv, atëherë ndalesa tek BUZZ Sneaker Station është e detyrueshme. Modelet më “IN” të sezonit, nga Air Force 1, Jordan 1, te Samba dhe Gazelle – janë aty për t’ju kthyer në pjesë të pasarelës urbane.

Ndërsa tek Sport Vision, markat si Nike, adidas, Under Armour dhe Asics ofrojnë zgjidhjet më të mira për rehati dhe performancë, qoftë për vrap, stërvitje apo një ditë aktive në qytet.

Me uljet e fundit të këtij sezoni deri në 70%, kjo është koha ideale për të bërë blerjet që keni shtyrë.

QTU, aty ku moda dhe sporti ecin bashkë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat