Siguria rrugore, ndërhyrje në disa akse - ARRSH shpall fituesit për 3 rajone, ofertat 445.2 mln lekë
Me një vlerë totale prej 445.2 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për ndërhyrje në përmirësimin e sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë rrugore në disa nga akset kryesore të vendit. Punimet do të konsistojnë në rifreskimin, plotësimin apo shtimin e elementëve që mungojnë ose janë dëmtuar ndër vite, si dhe vendosjen e ndriçimit apo elemente të tjerë të sigurisë.
Ndërhyrjet rrugore do të shtrihen në disa akse, të ndara në tre rajone kryesore. Në Rajonin Verior përfshihen segmentet Milot–Hani i Hotit, Milot–Lezhë–Shkodër, Qafë Mali–Fierzë dhe Qafë Bualli–Ura e Cerenecit. Fitues i kësaj kontrate është kompania Jubica, me një ofertë prej rreth 181 mln lekë, teksa në garë morën pjesë 3 kompani.
Në Rajonin Qendër Perëndim (Tiranë) projektet do të zbatohen në akset Bishti i Zhurit–Elbasan, Cerrik–Belsh, Belsh–Kosovë e Vogël, Fier Shegan–Kozarë, City Park–Durrës dhe Banjë–Gramsh. Fitues për këtë lot është shpallur kompania R.S & M, me ofertë 168.6 mln lekë. Në këtë procedurë tenderuese morën pjesë 2 kompani. Kontrata e tretë përfshin rajonin qendër lindje, që është fituar nga I.D.K Konstruksion. Oferta e shpallur fituese ka një vlerë prej 95.5 mln lekë, ndërsa ndërhyrjet përfshijnë akset Gramsh – Mollë Grabovë - Strelcë dhe Bilisht – Miras, si dhe vendosjen e ndriçimit në disa kryqëzime përgjatë aksit rrugor Qafë Plloçë – Korçë.
Sipas ARRSH, projektet janë hartuar mbi bazën e vlerësimeve të specialistëve të projektimit, por edhe në konsultim me përfaqësues të Policisë Rrugore, për të adresuar të gjithë faktorët që ndikojnë në sigurinë rrugore. Autoriteti Rrugor thekson se këto ndërhyrje janë të shpejta dhe me ndikim të menjëhershëm, duke kontribuar në uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e përvojës për përdoruesit vendas dhe të huaj të rrugëve.

Mbështetje financiare për ndërtimin e serrave diellore - 50% grant për prodhimin e perimeve, rrushit dhe luleshtrydheve
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofron financim të pjesshëm për ndërtimin e serrave diellore.......

Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat - 5 vite burg për personat që reklamojnë shërbimet në media sociale
Kontrabandistët që promovojnë shërbimet e tyre në media sociale për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në Britani ilegalisht mund të përballen me pesë vjet......

Sa tarifa do të paguajmë për transfertat me SEPA? - BSH: Jo më shumë se 3 euro për pagesat hyrëse. Për dalëset, sa ato të AIPS
Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga momenti që shqiptarët do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa me SEPA, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar tarifat që do të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.7 lekë në raport me javën që......

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane - Mirëpret 183 kompani latino-amerikane pas tarifave të SHBA-së
Kina ka miratuar 183 kompani të reja braziliane të kafesë për të eksportuar produkte në tregun kinez, sipas një postimi në mediat sociale të ambasadës kineze......

Asfaltohet rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut - Rama: Portë e re e aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi
Ka hyrë në fazën e asfaltimit rruga e re që lidh Urën e Bilçës me Drobonikun në Berat. Ura lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël me fshatin......

Tarifat e Trump në Evropë/ Si do të ndikohen konsumatorët evropianë?!
Çmimet e produkteve evropiane pritet të rriten në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, marrëveshja tregtare nuk duhet të shkaktojë inflacion në Evropë, pasi......

Vera franceze, nën “shënjestrën” e Trump - Tarifat 15% do t’i kushtojnë industrisë rreth 1 miliard euro
Industria e verës dhe pijeve alkoolike në Francë pritet të humbasë rreth 1 miliard euro nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifën 15% për produktet e tyre......