Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.7 lekë në raport me javën që lamë pas.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane e ka filluar këtë javë në vlera pozitive duke u blerë këtë të hënë me 96.35 lekë dhe duke u shitur me 97.6 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pasur rritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 104.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik nuk bën përjashtim duke e nisur edhe ai javën në rritje teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.7 lekë.

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane - Mirëpret 183 kompani latino-amerikane pas tarifave të SHBA-së
Kina ka miratuar 183 kompani të reja braziliane të kafesë për të eksportuar produkte në tregun kinez, sipas një postimi në mediat sociale të ambasadës kineze......

Asfaltohet rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut - Rama: Portë e re e aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi
Ka hyrë në fazën e asfaltimit rruga e re që lidh Urën e Bilçës me Drobonikun në Berat. Ura lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël me fshatin......

Tarifat e Trump në Evropë/ Si do të ndikohen konsumatorët evropianë?!
Çmimet e produkteve evropiane pritet të rriten në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, marrëveshja tregtare nuk duhet të shkaktojë inflacion në Evropë, pasi......

Vera franceze, nën “shënjestrën” e Trump - Tarifat 15% do t’i kushtojnë industrisë rreth 1 miliard euro
Industria e verës dhe pijeve alkoolike në Francë pritet të humbasë rreth 1 miliard euro nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifën 15% për produktet e tyre......

OPEC+ do të rrisë prodhimin e naftës nga shtatori - Vendimi pritet të shtojë kërkesën e të ulë çmimet globale
Vendet e OPEC+ ranë dakord të rrisin prodhimin e naftës me 547,000 fuçi në ditë nga shtatori, një veprim që mund të ulë më tej çmimet këtë vit. Tetë vendet......

Përfundon faza e parë e kontrolleve në terren për sigurinë ushqimore/ Tatimet: U bllokuan 103 ton mallra
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përfunduar fazën e parë të kontrolleve në terren, si pjesë e përpjekjeve të saj të vazhdueshme për forcimin e......

Më shumë produkte britanike në Shqipëri/ Eksportet totale drejt vendit tonë arritën në 189 milionë paund
Departamenti për Biznes dhe Tregti ka ndarë së fundmi një raport në lidhje me tregtinë e jashtme mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipas të dhënave,......

Vetë-mjaftueshmëria ushqimore, si renditet Shqipëria - Prodhojmë më shumë fruta dhe bulmet por më pak drithëra
Visual Capitalist ka publikuar një studim të revistës shkencore Nature (2025). Ky vlerësim krahason nivelin e prodhimit ushqimor të vendeve me udhëzimet......