Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2025, 10:56

Si do shpërndahen 8.5 miliardë euro të buxhetit në 2026-ën? - Shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe mbrojtja zënë peshën më të rëndësishme

Nga Elisabeta Dosku

Si do shpërndahen 8.5 miliardë euro të buxhetit në

Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë në rreth 823 miliardë lekë apo 8.5 miliardë euro. Por si do të shpërndahen fondet?

Referuar projektbuxhetit të miratuar në qeveri dhe depozituar për diskutim në Kuvend, edhe për vitin e ardhshëm, sektorët prioritarë, si shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjinë,  arsimi, ushtria do të jenë ndër më të financuarit.

Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale merr pjesën më të madhe të “tortës buxhetore”, afro 82.5 miliardë lekë në vitin 2026, ku veç pagave të bluzave të bardha përfshihen edhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë një buxhet prej 77.2 miliardë lekësh, duke u fokusuar më së shumti në investimet në  projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore.

Ministrisë së arsimit i është dedikuar një buxhet prej 64,8 miliardë lekësh, në të cilin përfshihen pagat për mësuesit si dhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Një peshë të rëndësishme në buxhet zë edhe Ministri a Mbrojtjes, me një buxhet total prej rreth 59 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe shkon për forcat e luftimit dhe në përmbushje të detyrimit që ka Shqipëria në kuadër të NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2% të PBB-së.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ketë një buxhet prej 41,7 miliardë lekësh, ku peshën më të rëndësishme e mbajnë pagesat për pensionistët dhe ato sociale, ndërsa një shifër e konsiderueshme prej 5 milionë eurosh shkon për investime në arsimin e mesëm profesional.

Buxhet i konsiderueshëm prej 35.7 miliardë lekë shkon dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme ku përfshihen pagat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

16.2 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Bujqësisë ku pjesa më e madhe e fondeve të akorduara shkon për mbështetjen e fermerëve, rritjen e prodhimit dhe eksportin.

Ministria e Drejtësisë do të marrë një buxhet prej 14.9 miliardë lekësh; Ministria e Financave do të ketë një buxhet prej 12.5 miliardë lekë, Ministria e Turizmit 7.4 miliardë lekë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 3.7 miliardë lekë dhe Ministria e Mjedisit 3.2 miliardë lekë.

Pothuajse në të gjitha  ministrisë ka pasur shtesë të fondeve në raport me vitin e kaluar, ndërsa reduktim të ndjeshëm të buxhetit është bërë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit duke qenë se është hequr dikasteri i kulturës.

 

Shqipëria 5 Nëntor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat