Rritet me 5.9% buxheti për turizmin, kulturën dhe sportet/ Qeveria shton fondet për një Shqipëri më të pastër e më turistike

Në buxhetin e ri për vitin 2026, janë rritur fondet për zhvillimin e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë, si pjesë e strategjisë për ta bërë Shqipërinë një vend më tërheqës, më konkurrues dhe më të qëndrueshëm ekonomikisht. Në këto sektorë, buxheti I 2026-ës është rritur me 5.9% nga viti I shkuar duke arritur në 7.39 miliardë lekë nga 6.97 miliardë lekë që ishte vjet.
Në fushën e turizmit, objektivi është që Shqipëria të kthehet në një destinacion turistik gjithëvjetor dhe cilësor. Për këtë arsye, në projektbuxhet është parashikuar forcimi i rregullave për shërbimet e pastrimit gjatë gjithë sezonit turistik, në mënyrë që zonat bregdetare të ruajnë pastërtinë dhe standardet e kërkuara për një turizëm modern. Gjithashtu, një tjetër drejtim është promovimi i produkteve vendase, për të forcuar identitetin e turizmit shqiptar dhe për të nxitur ekonominë lokale. Paralelisht me këtë, pritet të rritet numri i të punësuarve në këtë sektor, si edhe ai i bizneseve që operojnë në fushën e agroturizmit.
Edhe trashëgimia kulturore zë një vend të rëndësishëm në këtë plan. Qeveria synon restaurimin dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë arkitektonike dhe peizazhit kulturor, me qëllim ruajtjen e identitetit historik. Sipas parashikimeve, gjatë viteve 2025–2028 do të restaurohen rreth 156 objekte të trashëgimisë arkitektonike dhe muzeale në të gjithë vendin. Po ashtu, synohet rritja e numrit të vizitorëve në muzetë, monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike, ku vetëm në katër vitet e ardhshme parashikohet të arrihen rreth 235 mijë vizita.
Ndërkohë, në fushën e artit dhe kulturës, qeveria ka planifikuar mbështetje të shtuar për aktivitetet kulturore në mbarë vendin. Deri në vitin 2028, numri i eventeve artistike pritet të arrijë në 450 në vit, me një rritje graduale çdo vit. Qëllimi është të forcohet skena kulturore kombëtare, të përfshihen më shumë të rinj. Mbështetje e veçantë do t’i jepet edhe industrive krijuese dhe skenës së pavarur, të cilat konsiderohen si pjesë thelbësore e zhvillimit kulturor bashkëkohor.
Një aspekt tjetër me rëndësi është përfshirja e studentëve në jetën kulturore të vendit. Brenda programit të “Paktit të Studentit”, pritet që numri i studentëve të angazhuar në shfaqje, ekspozita apo programe artistike të rritet nga 75 në vitin 2025 në 82 studentë deri në vitin 2028.
Në tërësi, projektbuxheti synon të vendosë bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik përmes turizmit, kulturës dhe trashëgimisë. Me restaurimin e objekteve historike, rritjen e aktiviteteve artistike dhe promovimin e produkteve vendase, Shqipëria synon të forcojë imazhin e saj.
Projektbuxheti 2026 për Shëndetësinë: Rimbursim medikamentesh për mesatarisht 400 mijë pacientë në vit!
Në projektbuxhetin e vitit 2026, buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i......
Zgjerohet tregtia në Maqedoninë e Veriut - Vendi ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë dhe Kinën
Gjatë periudhës janar – shtator 2025, vlera totale e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut arriti 5.978,9 milionë euro, duke shënuar një......
Qeveria rrit buxhetin për bashkitë - 47.3 miliardë lekë transferta. E “pakushtëzuara” kapërcen me 6.5%
Bashkitë do të kenë një buxhet afro 9% më të lartë se buxheti i pritshëm vendor për vitin 2025. Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme dhe sektoriale......
Gonzato: Shqipëria angazhim të fortë politik për integrimin, të përshpejtohet ritmi i reformave
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i dorëzoi sot Kryeministrit Edi Rama, progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i......
“Paga minimale 500 euro nga 1 janari 2026”/ Rama: Subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet......
Gjermania, deficit tregtar rekord me Kinën - Pritet të arrijë 87 miliardë euro. Eksportet gjermane drejt Pekinit tkurren
Gjermania pritet të regjistrojë një deficit tregtar rekord prej 87 miliardë eurosh me Kinën këtë vit, sipas parashikimit të agjencisë shtetërore për......
Shqipëria, përparim të dukshëm në tregun e energjisë - Raporti i BE: Deri në qershor 2026, të përgatitet për t'u bashkuar me atë evropian
Shqipëria përparon me hapa të kujdesshëm në transport, energji dhe rrjete trans-evropiane. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2025,......
Si do shpërndahen 8.5 miliardë euro të buxhetit në 2026-ën? - Shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe mbrojtja zënë peshën më të rëndësishme
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë në rreth 823 miliardë lekë apo 8.5 miliardë euro. Por si do të shpërndahen fondet? Referuar......





