Shqiptarët preferojnë kursime afatgjata - BSH: Depozitat deri në 2 vite, me rritjen më të madhe në qershor
Shumë qytetarë zgjedhin t'i ruajnë kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e shqiptarëve preferojnë t'i kyçin paratë në depozita afatgjata dhe kjo vjen për disa arsye.
Mbajtja e kursimeve në bankë për një periudhë të gjatë konsiderohet shpesh një investim më i sigurt, sidomos nga ata që synojnë t'i përdorin paratë në një të ardhme të largët, qoftë për fëmijët, për sëmundje, blerjen e një shtëpie, ngritjen e një biznesi dhe të tjera. Gjithashtu, depozitat afatgjata kanë norma më të larta interesi. Sa më i gjatë të jetë afati i depozitave dhe sa më e madhe të jetë vlera e kursimeve, aq më i lartë do të jetë edhe fitimi nga interesat pas disa vitesh.
Sipas statistikave zyrtare, depozitat me afat mbi 2 vite janë më të preferuarat me një vlerë prej 176 miliardë lekësh, ndjekur nga ato me afat njëvjeçar me 124 miliardë lekë dhe depozitat deri në 2 vite me 46 miliardë lekë në total.
Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim në terma të rritjes dhe sipas llojit të depozitave, kursimet e ruajtura në bankë për 2 vite, kanë pësuar rritjen më të madhe në qershor. Konkretisht, depozitat me afat 2 vite pësuan një rritje me gati 1.4% vlerësuar me majin. Në vend të dytë renditen depozitat pa afat me 0.9% rritje, ndërsa kursimet e ruajtura për 6 muaj dhe mbi 2 vjet janë rritur të dyja me 0.3%.
Nga ana tjetër, depozitat me afat 1 muaj dhe 3 muaj janë më pak të preferuarat. Në muajin qershor, kursimet e ruajtura me një afat të tillë rezultojnë me rënie prej 3% dhe 0.3% përkatësisht.

QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor!
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta......

Kreditimi në bujqësi rikthehet në rritje/ Huadhënia për sektorin u ngjit me mbi 200% në Qershor
Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit po njeh një rimëkëmbje të ndjeshme në aksesin ndaj financimeve, duke reflektuar një kthim të interesit dhe besimit......

Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen degën e një banke turke
Sektori bankar në Kosovë po konsolidohet më tej. Së fundmi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar miratimin e blerjes nga Banka Ekonomike Sh.A.......

Bypass-i i Tiranës, tenderët mbyllen pa ankesa - Fondi limit 6 mld lekë, segmenti synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet
Tenderët për ndërtimin e bypass-it të Tiranës janë mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave dhe përzgjedhjes së kompanive që do të kryejë......

Sa bujare u tregua natyra në pesë vitet e fundit? Sektori i bimëve aromatike në vend mbetet një shtyllë e fortë
Të dhënat më të fundit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitet 2020-2024 tregojnë një panoramë të lëvizshme dhe interesante të prodhimeve......

Gjermania propozon sistem kuotash për çelikun - Ministri i financave: Tarifat e larta rrezikojnë industrinë dhe vendet e punës
Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, do të kërkojë përfshirjen e një sistemi kuotash për eksportet e çelikut në marrëveshjen tregtare të BE-së me......

Siguria rrugore, ndërhyrje në disa akse - ARRSH shpall fituesit për 3 rajone, ofertat 445.2 mln lekë
Me një vlerë totale prej 445.2 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për ndërhyrje në përmirësimin e sinjalistikës dhe......

Mbështetje financiare për ndërtimin e serrave diellore - 50% grant për prodhimin e perimeve, rrushit dhe luleshtrydheve
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofron financim të pjesshëm për ndërtimin e serrave diellore.......