Shqipëria, e para për sigurinë kibernetike - Rama: Pas sulmit të 2022-shit u forcua mbrojtja kibernetike

Shqipëria është renditur në vendin e parë në National Cyber Security Index, NCSI, me 98.33 pikë, duke ndarë rezultatin më të lartë me Çekinë. Indeksi vlerëson kapacitetet e vendeve për parandalimin dhe menaxhimin e kërcënimeve kibernetike, bazuar në masa ligjore, institucionale dhe Teknike.
Në renditjen e publikuar, pas Shqipërisë dhe Çekisë, vijnë Kanadaja dhe Estonia me 96.67 pikë.
Ndërkohë, në treguesin e zhvillimit digjital, Shqipëria vlerësohet me 62.34 pikë, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar me vendet që kryesojnë në këtë drejtim.
Rezultati është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e lidh ngjitjen e Shqipërisë me investimet dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes pas sulmit kibernetik të korrikut 2022. Sipas Kryeministrit, vendi u rendit i 54-ti në vitin 2023 dhe i 15-ti në vitin 2025, përpara se të arrinte në krye të klasifikimit.
Rama thotë se gjatë kësaj periudhe është ndërtuar një arkitekturë e re e mbrojtjes kibernetike dhe janë forcuar kapacitetet institucionale e profesionale, edhe në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Megjithatë, NCSI nuk mat nivelin e përgjithshëm të digjitalizimit apo numrin e sulmeve kibernetike, por kapacitetet e një shteti për të parandaluar dhe përballuar kërcënimet në hapësirën digjitale.
A do ta kursejnë flakët Shqipërinë këtë verë? - Gushti sjell sfidën më të madhe për emergjencat civile. Deri tani, bilanci më i mirë se vjet
Muaji gusht ka qenë historikisht më sfiduesi për emergjencat civile, për shkak të “shpërthimit” të një numri të konsiderueshëm vatrash të mëdha zjarri në të......
Shqipëria del nga “minusi” demografik/ Por, lindjet ranë sërish. Bilanci i 6-mujorit të parë të vitit 2026 mbetet ende negativ
Pas një fillimviti me më shumë vdekje se lindje, Shqipëria ka rikthyer në territor pozitiv shtesën natyrore të popullsisë në tremujorin e dytë të vitit.......
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit - Leja e drejtimit, jo të gjithë e rifitojnë! Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Jo të gjithë ata që humbin lejen e drejtimit arrijnë ta rifitojnë atë lehtësisht. Vetëm 6 kandidatë kanë kaluar me sukses testimin e fundit ritestues, nga 36......
Tatimet e doganat mbledhin 672 mln euro në Korrik - Rriten të ardhurat. Ndikim, zgjerimi i konsumit dhe antiinformaliteti
Muaji Korrik ka rritur ndjeshëm të ardhurat tatimore dhe doganore në vend. Referuar të dhënave paraprake të ardhurat e mbledhura gjatë muajit korrik nga të......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pasur luhatje të......
Linjat urbane, detyrim për pajisje me GPS - Rregulla të reja për transportin qytetës dhe rrethqytetës. Afati brenda 30 Shtatorit
Qeveria ka përcaktuar kritere dhe rregulla të reja për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të......
Rezerva strategjike e naftës, nën 300 mln fuçi - SHBA regjistron nivelin më të ulët që nga viti 1983
Rezerva Strategjike e Naftës e SHBA-së ra në 298.7 milionë fuçi javën e kaluar, duke kaluar nën shifrën e 300 milionë fuçive për herë të parë në më shumë se......
Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi - Të paktën 164 persona. Vijojnë përpjekjet e shpëtimit
Përpjekjet e shpëtimit në të gjithë Kolumbinë perëndimore vazhduan në ditën e dytë të martën, ndërsa punonjësit e emergjencës gërmuan nëpër ndërtesa të......

