Shqipëria Postuar më 11 Gusht 2026, 11:25

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit - Leja e drejtimit, jo të gjithë e rifitojnë! Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

Nga Ernilda Luzi

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit - Leja e

Jo të gjithë ata që humbin lejen e drejtimit arrijnë ta rifitojnë atë lehtësisht. Vetëm 6 kandidatë kanë kaluar me sukses testimin e fundit ritestues, nga 36 persona të riregjistruar për të rimarrë lejen e drejtimit. Shifrat bëhen publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila thekson rëndësinë e përgatitjes dhe përgjegjshmërisë së drejtuesve në qarkullim.

Që prej nisjes së fushatës, në qershor të vitit 2022, janë riregjistruar 3 mijë e 505 kandidatë. Prej tyre, vetëm 485 ose 13.8%, kanë arritur ta rifitojnë lejen e drejtimit.

Sipas autoriteteve, këto janë tregues që ritestimi synon të garantojë rikthimin në qarkullim të drejtuesve më të përgatitur dhe më të përgjegjshëm. Përpara testimit, kandidatët mund të praktikohen përmes burimeve zyrtare të DPSHTRR-së, përfshirë simulimin online dhe aplikacionet për telefonat celularë.

Ndërkohë, prej katër ditësh kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor.

Masat e reja synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve. Me ndryshimet e reja, janë ashpërsuar masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive, të cilat konsiderohen ndër sjelljet që rrisin ndjeshëm rrezikun për aksidente.

Një ndryshim tjetër në Kodin Rrugor është edhe heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Mesazhi i autoriteteve është i qartë: rrugët kërkojnë drejtues të përgjegjshëm. Për ata që duhet ta rifitojnë lejen e drejtimit, shifrat tregojnë se përgatitja për ritestimin nuk është thjesht një formalitet.

Shqipëria 11 Gusht Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pasur luhatje të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat