Shqipëria Postuar më 11 Gusht 2026, 12:04

A do ta kursejnë flakët Shqipërinë këtë verë? - Gushti sjell sfidën më të madhe për emergjencat civile. Deri tani, bilanci më i mirë se vjet

Nga Ledina Elezi

A do ta kursejnë flakët Shqipërinë këtë verë?

Muaji gusht ka qenë historikisht më sfiduesi për emergjencat civile, për shkak të “shpërthimit” të një numri të konsiderueshëm vatrash të mëdha zjarri në të gjithë vendin. Por a do të jetë ky vit më i mirë për sa i takon situatës së menaxhimit të zjarreve?

Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, 2297 hektarë sipërfaqe është djegur deri më tani si rezultat i temperaturave të larta, pakujdesisë që qytetarët kanë treguar duke ndezur zjarre për djegien e barishteve dhe mbetjeve afër shtëpisë së tyre, i cili është përhapur më tej në kushtet e thatësirës, apo si pasojë direkte e zjarrëvënies së qëllimshme. Deri më tani janë raportuar 18 vatra të mëdha zjarri në total.

Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku u prekën 207 shtëpi, prej të cilave 40 u shkrumbuan totalisht, situata paraqitet më pozitive në javët e para të gushtit të këtij viti, me dëme minimale në banesa.

Pas 2007, 2025 ishte viti i dytë më i keq në historinë e Shqipërisë për sa i përket sipërfaqes së madhe pyjore të djegur nga zjarret. Të dhënat tregojnë se 60 mijë hektarë tokë u dogjën vitin e kaluar nga 132 zjarre. 2007 mban vendin e parë me 127 mijë hektarë sipërfaqe të shkrumbuar, ndërsa numri më i madh i zjarreve është shënuar gjatë muajve të nxehtë të vitit 2017. Pavarësisht se me një numër më të vogël zjarresh se në 2017, viti 2007 ka pasur sipërfaqen më të madhe të djegur.

Por cilat kanë qenë zonat më të prekura këtë vit?

Mallakastra, Kruja, Priska e Madhe, Dajti, Cikalleshi në Kavajë, Vilëza në Kurbin, Përmeti dhe Malësia e Madhe kanë përjetuar vatrat më të mëdha deri më tani. E thënë ndryshe, Qarku Tiranë, Durrës dhe Fier kanë qenë më të prekurit.

Për shuarjen e zjarreve në këto zona janë angazhuar forcat zjarrfikëse, strukturat e policisë dhe efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa janë përdorur edhe 4 helikopterë, Cougar dhe Black Hawk, si dhe 2 avionë “Air Tractor” i Forcës Ajrore. 

A do ta kursejnë flakët Shqipërinë këtë verë?

Shqipëria 11 Gusht Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pasur luhatje të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat