Rrugë e re Roskovec-Lushnje/ ARRSH hap tenderin për projektimin, aks i ri rreth 22 km

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë qytetet e Roskovecit dhe Lushnjes. Procedura me fond limit prej rreth 24 mln lekë synon hartimin e projektit të detajuar për një nga lidhjet e reja rrugore në ultësirën perëndimore të vendit.
Sipas dokumenteve të tenderit, rruga e re do të jetë një aks krejtësisht i ri, me gjatësi të përafërt rreth 22 kilometra. Traseja do të nisë pranë qytetit të Roskovecit, në aksin Poshnjë–Roskovec–Fier, dhe do të përfundojë pranë Lushnjës, në aksin Berat–Lushnjë. Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e një ure të re mbi lumin Seman, i cili ndan territorin e dy bashkive.
Sipas termave të referencës, rruga do të klasifikohet si kategori C3, ose rrugë ndërurbane dytësore, dhe do të projektohet me qëllim lehtësimin e lëvizjes së trafikut, rritjen e sigurisë rrugore dhe krijimin e një lidhjeje më të shpejtë mes dy zonave.
Dokumentet kërkojnë që konsulenti të analizojë të paktën dy variante të mundshme të trasesë, ndërsa projekti do të duhet të përfshijë edhe nyjet lidhëse, sinjalistikën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin dhe rrugë dytësore që do të sigurojnë akses për komunitetet lokale.
Sipas ARRSH-së, një nga objektivat kryesore të investimit është anashkalimi i qendrave të banuara të Roskovecit dhe Lushnjës, duke ulur trafikun në zonat urbane dhe duke përmirësuar sigurinë për automjetet dhe këmbësorët.
Mbi 105 mijë tatimpagues “çlirohen” nga gjobat - Binaj: Procesi po vijon normalisht. Më 1 Korrik nis dhe kompensimi për fermerët
Mbi 105 mijë tatimpagues kanë përfituar deri më tani nga ligji i faljes, pasi administrata tatimore ka fshirë automatikisht gjobat e akumuluara në......
Si mund të konkurrojë biznesi vendas në BE? - Bajraktari: Autenticiteti, arma e Shqipërisë në tregun europian
Hapja e tregut europian do t’u krijojë bizneseve shqiptare mundësi të reja për eksport dhe zgjerim, por njëkohësisht do t’i përballë ato me kompani që kanë......
“Nuk ka ende projekt për Zvërnecin” - Ibrahimaj: Çdo investim do t’u nënshtrohet standardeve të BE-së
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se qeveria shqiptare mbështet zhvillimin e projektit turistik në zonën e Zvërnecit, por......
Ibrahimaj: Brenda korrikut miratohet paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar tre projektligje të reja që lidhen me procesin e......
Humbjet e energjisë në rrjet ulen lehtë - ERE: Në periudhën janar-prill niveli arriti në 16.57%, 0.43% më pak se vjet
Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike vijuan trendin rënës edhe gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2026, duke zbritur në 16.57%, niveli më i......
Shqiptarët, gjithnjë e më shumë online/ Infrastrukturë e fortë digjitale, por sfida mbetet te përballueshmëria
Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në epokën digjitale, sipas vlerësimit të fundit të Mobile Connectivity Index nga GSMA......
Linjë e re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë/ OSSH, investim gati 300 milionë lekë. Synohet furnizim më i sigurt
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e linjës së re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë. Sipas dokumentit të......
Hormuzi, duhet të pastrohen 80 mina - Më pas do të rinisë transporti normal i anijeve
Qendra e ngushticës së Hormuzit është e bllokuar me rreth 80 mina që do të duhet të pastrohen për të rifilluar transporti normal detar, tha organi i pavarur......



