Humbjet e energjisë në rrjet ulen lehtë - ERE: Në periudhën janar-prill niveli arriti në 16.57%, 0.43% më pak se vjet

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike vijuan trendin rënës edhe gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2026, duke zbritur në 16.57%, niveli më i ulët i raportuar ndër vite. Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur humbjet rezultonin 17%, është shënuar një përmirësim prej 0.43%.
Zakonisht reduktimi i humbjeve është rezultat i investimeve në rrjetin e shpërndarjes, si dhe i masave për identifikimin e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrjeve të paautorizuara në sistem.
Treguesi i humbjeve mbetet një nga parametrat kryesorë për performancën e operatorit të shpërndarjes, pasi ndikon drejtpërdrejt në kostot e sistemit dhe në eficiencën e furnizimit me energji elektrike. Humbjet teknike lidhen kryesisht me gjendjen e rrjetit dhe karakteristikat fizike të transmetimit të energjisë, ndërsa humbjet joteknike përfshijnë vjedhjet e energjisë dhe problematikat e matjes.
Nga ana tjetër, të dhënat e ERE-s tregojnë se niveli i arkëtimit në sistemin e shpërndarjes rezultoi 82% për periudhën janar-prill 2026. Ky tregues paraqitet dukshëm më i ulët se niveli prej 99% i raportuar një vit më parë, megjithatë vlerësimi përfundimtar i performancës së arkëtimit pritet të qartësohet në raportimet e mëtejshme vjetore.
Shqiptarët, gjithnjë e më shumë online/ Infrastrukturë e fortë digjitale, por sfida mbetet te përballueshmëria
Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në epokën digjitale, sipas vlerësimit të fundit të Mobile Connectivity Index nga GSMA......
Linjë e re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë/ OSSH, investim gati 300 milionë lekë. Synohet furnizim më i sigurt
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e linjës së re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë. Sipas dokumentit të......
Hormuzi, duhet të pastrohen 80 mina - Më pas do të rinisë transporti normal i anijeve
Qendra e ngushticës së Hormuzit është e bllokuar me rreth 80 mina që do të duhet të pastrohen për të rifilluar transporti normal detar, tha organi i pavarur......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë të premte teksa......
SHBA nisin hetim tregtar ndaj Gjermanisë - Uashingtoni akuzon Berlinin për çmime shumë të ulëta të ilaçeve të reja
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim tregtar mbi politikat e çmimeve të barnave në Gjermani. Uashingtoni thotë se dëshiron të shqyrtojë nëse ilaçet......
Ndërpritet funksionimi i Bordit të Transparencës/ Ibrahimaj: Çmimet e karburanteve janë stabilizuar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se qeveria ka vendosur t’i japë fund funksionimit të Bordit të Transparencës për......
Cilat vende po shtojnë më shumë milionerë? - Çdo ditë 5 persona në Gjermani kalojnë pragun prej 30 milionë dollarë
Pabarazia në pasuri në të gjithë Evropën dhe brenda saj mbetet e theksuar, siç tregohet nga disa tregues. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore......
Viti 2025, rreth 6 milionë refugjatë në Evropë - Raporti, kërkesat për azil ranë në 770,000
Refugjatët dhe azilkërkuesit në Evropë u stabilizuan në vitin 2025 pas më shumë se një dekade rritjeje, ndërsa kërkesat për azil ranë për të dytin vit......



