Rruga Fier – Vlorë – Darzezë, në rikonstruksion - Lidhet kontrata 1.52 mln euro, BERZH: Ndikon në zhvillimin e turizmit të aventurës
Segmenti rrugor nga rrethrrotullimi i Sop-it deri në Urën e Darzezës do i nënshtrohet rikonstruksionit, teksa qëllimi është përmirësimi i asesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizimit të aventurës. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me vlerë 1.52 mln euro, teksa punimet do të zbatohen nga kompania Salillari.
Rruga ndodhet në zonën e Semanit dhe fillon në kryqëzimin me Rrugën Kombëtare Fier - Vlorë, rrethi Apollonia, vazhdon përgjatë segmentit rrugor Hoxharë dhe përfundon në Urën e re të Darzezës.
Gjatë hapjes së procedurës tenderuese BERZH e përshkruante rrugën ekzistuese me kushte shumë të këqija për faktin se nuk është bërë asnjë investim gjatë dekadave të fundit. “Rruga që do të rehabilitohet është e shtruar me çakull dhe në të vërehen gropa të mëdha. Vihet re se në të gjithë gjatësinë e saj shoqërohet nga një kanal i madh kullues në anën e majtë. Gjerësia e trupit të rrugës ekzistuese varion nga 3 në 6 m”, - thuhej ndër të tjera në dokumentet e tenderit.
“Qëllimi i investimit është përmirësimi i aksesit dhe lidhjes së rrugës kombëtare Fier - Vlorë me zonën bregdetare të Darzezës, si një nga vendet kryesore turistike të Bashkisë Fier”, - shtohej më tej.
Ndërhyrjet në këtë aks rrugor janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë shqiptare. Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Sondazh

Vendet e BE-së kërkojnë “zgjerimin” e taksës së karbonit - Përfshirja e shumë sektorëve do të ndihmonte në shlyerjen e borxhit të Covid
Disa vende të mëdha të BE-së po kërkojnë që taksa e kufirit të karbonit të zgjerohet në vitet e ardhshme për të ndihmuar në ripagimin e mbi 300 miliardë euro......

10 ton mandarina me përmbajtje të lartë pesticidi – Policia arreston 3 persona!
Policia e Shtetit ka bërë me dije sot se si rezultat i një hetimi tremujor, me objektiv goditjen e rasteve të mashtrimit me produkte ushqimore, si dhe......

Investimet e huaja, “frikë” për të dhënat e tyre - Raporti/ “Të plotësohet ligji dhe të jetë i zbatueshëm”
Bizneset që operojnë në vendin tonë ngrenë si shqetësim zbatimin e dobët të rregullores për mbrojtjen e të dhënave, ç’ka sipas tyre ka çuar në shkelje të......

RMV, ligj për çmime më të ulëta për konsumatorët - Kufizohet marzhi i fitimit të kompanive për 102 grupe produktesh
Kuvendi në Maqedoninë e Veriut ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Mbrojtjen e Kosumatorit, që synojnë të kufizojnë marzhin e fitimit të......

Çfarë e frenon tregtinë online? - Pagesat, barrierat doganore dhe besimi i konsumatorëve. Propozohen zgjidhjet
Tregtia online, po fiton gjithnjë e më shumë terren në rajon, por sfidat për bizneset mbeten të shumta, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. 7 shoqata të......

“Gati të furnizojmë SHBA-në me alumin e minerale” - Putin synon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Trump
Presidenti rus Vladimir Putin u ofroi Shteteve të Bashkuara mundësinë për eksplorimin e përbashkët të depozitave të metaleve të rralla të vendit, si dhe......

“Tkurret” yield-i bonove 12-mujore/ Norma fiksohet në 2.77%, por ngadalësohet ritmi i rënies
Në ankandin e fundit të zhvilluar këtë javë për bonot e thesarit me afat maturimi 12- mujor, vihet re një rënie e lehtë e yield-it mesatar në 2.77% nga......

Pronat e konfiskuara në bregdet, zbardhet lista - Mes tyre hotele dhe apartamente luksoze, por nuk mungojnë as bizneset
Pavarësisht se Tirana ka numrin më të madh të pasurive të konfiskuara, pronat luksoze të përfituara në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale janë të......