Bota Postuar më 26 Shkurt 2025, 11:55

“Gati të furnizojmë SHBA-në me alumin e minerale” - Putin synon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Trump

Nga Kristi Ceta

“Gati të furnizojmë SHBA-në me alumin e minerale” -

Presidenti rus Vladimir Putin u ofroi Shteteve të Bashkuara mundësinë për eksplorimin e përbashkët të depozitave të metaleve të rralla të vendit, si dhe furnizimin me alumin në tregun e brendshëm të SHBA-së, sipas një marrëveshjeje të ardhshme ekonomike.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump tha më herët se "transaksione të mëdha të zhvillimit ekonomik me Rusinë" do të ndodhin. Më pas, Putin kryesoi një takim me ministrat dhe këshilltarët e tij ekonomikë për metalet e rralla të tokës.

“Ne padyshim kemi shumë më shumë burime të këtij lloji sesa Ukraina”, shtoi Putin. Ai përmendi se një marrëveshje e mundshme SHBA-Ukrainë, që përfshin metalet e rralla nuk ishte një shqetësim për Rusinë.

Kremlini ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të tokës së rrallë, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë. Rezervat e Moskës vlerësohen në 3.8 milionë tonë metrikë.

Metalet e rralla përdoren për të krijuar magnetë që e kthejnë energjinë në lëvizje për automjetet elektrike, telefonat celularë, sistemet e raketave dhe pajisje të tjera elektronike. Rusia nxjerr vetëm 2500 tonë koncentrat në vit dhe i mungon kapaciteti për përpunim. Putin tha se marrëveshjet e mundshme për eksplorimin e metaleve mund të shtrihen edhe në depozitat në territorin ukrainas që Kremlini ka nën kontroll.

Ai vuri në dukje se kompanitë ruse gjithashtu mund të furnizojnë deri në 2 milionë tonë alumin në tregun amerikan çdo vit nëse tregu rihapet. Rusia siguronte deri në 15% të importeve të aluminit në SHBA përpara se të hynin në fuqi bllokimet në vitin 2023.

Presidenti rus sugjeroi që Moska dhe Uashingtoni mund të punojnë së bashku në prodhimin e hidrocentraleve dhe aluminit në Siberi, ku është baza kryesore për prodhuesin më të madh rus të aluminit, Rusal.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat