BE, “armë sekrete” për bisedimet e paqes në Ukrainë? - Mbi 200 mld euro fonde ruse mund të lëkundin ekuilibrat në tryezë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po vepron sikur i ka të gjitha nën kontroll për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por Brukseli ka një as nën mëngë që ende nuk e ka përdorur, një armë sekrete prej 200 miliardë eurosh.
Pasi u lanë jashtë diskutimeve me SHBA-në dhe Rusinë më 18 shkurt për negociatat e paqes, qeveritë evropiane mund të vendosin të marrin asetet sovrane ruse që u bllokuan pasi Moska filloi pushtimin e Ukrainës tre vjet më parë.
Për fat të mirë për bllokun, pjesa më e madhe e këtyre fondeve, rreth 200 miliardë euro, mbahet në institucionin financiar me bazë në Bruksel, Euroclear dhe po fiton interes. Nga ana tjetër, SHBA ka vetëm 5 miliardë dollarë. Sekuestrimi i këtyre aseteve është një opsion drastik që pothuajse me siguri do t'i garantonte Evropës një vend të rëndësishëm në tryezë.
Por qeveritë e BE-së mbeten të përçara në përdorimin e tyre, pasi disa mendojnë se do ishte një demonstrim force për Trump, ndërsa disa të tjerë mendojnë se do të japë efekt të kundërt.
Mjet negociues
Ata që duan të godasin Rusinë argumentojnë se dorëzimi i parave në Kiev do t'i lejonte vendit të shkatërruar nga lufta të fitonte një avantazh në fushën e betejës dhe t'u rezistonte kërkesave të Trump për t'i dhënë fund luftës.
“Me asetet e ngrira ruse ne mund të zëvendësojmë mbështetjen amerikane, nëse SHBA do të vendosë të mos mbështesë më Ukrainën”, thanë burimet zyrtare estoneze, që kanë mbështetjen e Danimarkës, Suedisë, Lituanisë dhe Letonisë. Vendet baltike dhe nordike, fqinjët e Rusisë, mendojnë se paratë duhet t'i dorëzohen Ukrainës menjëherë. Ky qëndrim mbështetet nga Polonia dhe Çekia.
Por kampi kundërshtar në Evropë përbëhet nga fuqitë e mëdha, si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët kanë frikë se me konfiskimin e fondeve BE do të trembte investitorët ndërkombëtarë dhe do të hiqte dorë nga avantazhi më i madh në bisedimet e paqes. “Nëse do t'ia jepnim Ukrainës asetet, nuk mund t’i përdorim më si mjet bisedimesh,” tha një diplomat i bllokut.
Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një takimi me Trump në Zyrën Ovale, këmbënguli se aleatët perëndimorë mund të përdorin ligjërisht të ardhurat nga asetet gjatë luftës, por këmbënguli se do të ishte e paligjshme t’i merrnin rezervat në mënyrë direkte. Ai vuri në dukje, megjithatë, se ngrirja e tyre ofroi një mundësi të rëndësishme. “Është pjesë e negociatave në fund të luftës”, theksoi ai.
Asetet e ngrira si “kundërpeshë”
Kampi i “kundërshtarëve” argumenton se përdorimi i fondeve do të minonte ndikimin e BE-së në bisedimet e paqes me Rusinë.
Pas takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Riad javën e kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se BE do të duhet të përfshihet në bisedimet e paqes "në një moment të caktuar" për shkak të sanksioneve që ka vendosur ndaj Rusisë. Vendet evropiane janë të vetëdijshme se miliarda euro në asetet e ngrira ruse u japin atyre ndikim shtesë mbi Kremlinin.
"Nëse Rusia do patjetër që t'i marrë paratë mbrapsht, atëherë duhet të japë diçka në këmbim. Mbajtja e vazhdueshme e aseteve shërben si një kundërpeshë financiare dhe diplomatike, duke siguruar që Rusia të ketë një motiv të qartë për të negociuar një zgjidhje dhe për të kompensuar Ukrainën," thanë burime brenda bllokut.
27 liderët e BE-së kanë vendosur gjithashtu në ligj që asetet do të mbeten të ngrira derisa Rusia të pranojë t'i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet e pasluftës.
Vendet po shohin 200 miliardë euro si një pasuri për të mbuluar kostot e rindërtimit të Ukrainës, të vlerësuara në 486 miliardë dollarë nga Banka Botërore. Rusia e ka pranuar këtë ide, për sa kohë që financimi mbulon edhe rindërtimin e rajoneve të Ukrainës nën kontrollin e Moskës.
Sondazh

Kontroll transaksioneve në zyrat e këmbimit - Tatimet, aksion në 20 subjekte. “Shënjestrohen” 643 të tjera
Paratë cash që qarkullojnë në ekonominë shqiptare janë në fokus të kontrolleve të shumta shtetërore. Administrata Tatimore ka nisur inspektimet për zbatimin......

Rritet numri i mjeteve green në vend - 84% e makinave të reja janë elektrike
Vit pas viti flota e mjeteve në Shqipëri është gjithnjë e më shumë green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për......

“Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane - Analiza e “Deutsche Welle”: A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri?
Jo vetëm Roma, por edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën......

Një rrugë e re drejt nënshtetësisë amerikane? - Trump shpall 'kartën e artë' për “vetëm” 5 milionë dollarë!
Presidenti Donald Trump tha të martën se SHBA-ja do t'u shesë një "kartë ari" të huajve të pasur, duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në......

SHBA dhe Ukraina bien dakord për kushtet e marrëveshjes për mineralet kritike!
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë rënë dakord për kushtet e një projekt-marrëveshjeje për mineralet thelbësore për shtytjen e Kievit për të fituar......

Kursi këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Franga vijon zbritjen!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme duke u forcuar këtë mëngjes teksa është blerë me 94 lekë dhe është shitur sot me 95 lekë sipas kursit......

Rënie e fortë për Bitcoin – Pse në tregjet globale po mbizotëron ndjenja e rrezikut?!
Çmimi i Bitcoin pësoi një rënie të konsiderueshme këtë javë mes një shitjeje të gjerë të aktiveve me rrezik. Tokeni më i madh i kriptove në botë ra me më......

Vota e diasporës, KQZ do të rekrutojë 80 persona për administrimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të krijuar strukturën e posaçme që do të mbështesë procesin e votimit të diasporës. Referuar vendimit......