Rritet përdorimi i katalogëve të OBP nga bashkitë për procedurat e prokurimit

Katalogët e hartuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) po përdoren gjithnjë e më shumë nga njësitë e qeverisjes vendore, duke reflektuar një qasje të unifikuar në përgatitjen e procedurave të prokurimit publik.
Referenca ndaj katalogëve të OBP është përfshirë këtë muaj në dokumentet zyrtare të institucioneve si Bashkia Tiranë, Bashkia Vlorë dhe Bashkia Bulqizë, në procedura që lidhen me furnizimin me artikuj ushqimorë dhe materiale pastrimi për institucione publike, përfshirë çerdhet dhe kopshtet.
Në këto procedura, institucionet janë mbështetur në formulimin standard: “Bazuar në katalogët dhe manualet e OBP”, duke përdorur specifikimet teknike dhe strukturën orientuese të fondit limit të përgatitur nga OBP.
Administratorja e OBP, znj. Arlinda Pogaj, shprehet se “Përdorimi i katalogëve nga bashkitë po krijon një bazë të përbashkët për hartimin e procedurave të prokurimit. Përmes këtij standardizimi, jo vetëm që kursehet kohë dhe burime për autoritetet kontraktore, por rritet edhe cilësia e prokurimit, pasi katalogët ndërtohen mbi analiza të detajuara dhe konsultime me tregun, dhe përditësohen në mënyrë periodike për të reflektuar zhvillimet reale.”
Përdorimi i këtyre katalogëve synon të reduktojë kohën e përgatitjes së dokumentacionit të tenderit, duke shmangur nevojën për hartim të plotë nga e para të specifikimeve teknike dhe analizave për fondin limit. Autoritetet kontraktore mund të mbështeten në modele të standardizuara dhe të verifikuara, duke përshpejtuar nisjen e procedurave dhe duke kursyer burime njerëzore dhe administrative.
Njëkohësisht, përdorimi i katalogëve kontribuon në rritjen e cilësisë së prokurimit publik përmes standardizimit të kërkesave teknike. Përgatitja e katalogëve nga OBP nuk është një proces i menjëhershëm, por zhvillohet përgjatë disa javëve dhe përfshin analiza të detajuara, si dhe faza konsultimi me operatorët ekonomikë të tregut. Ky proces synon të sigurojë që specifikimet teknike të jenë të qarta, të zbatueshme dhe në përputhje me realitetin e tregut.
Për më tepër, katalogët i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm përditësimi, zakonisht në intervale 6-mujore ose vjetore, për të reflektuar ndryshimet në kërkesat e autoriteteve kontraktore dhe zhvillimet në treg. Kjo qasje ndihmon në ruajtjen e relevancës dhe saktësisë së tyre në kohë.
Zgjerimi i përdorimit të katalogëve të OBP po kontribuon në unifikimin e kërkesave teknike dhe krijimin e një qasjeje më të njëtrajtshme në nivel kombëtar, si dhe në rritjen e transparencës dhe barazisë për operatorët ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit.
OBP vlerëson se ky zhvillim pritet të zgjerohet më tej në njësi të tjera vendore, duke mbështetur përmirësimin e eficiencës dhe të menaxhimit të fondeve publike.
Rregulla të reja për mjekët, artistët dhe profesionet e tjera - Udhëzimi/ Të ardhurat nga kontratat me një subjekt tatohen nga 13-23%
Individët e vetëpunësuar, që kanë më pak se tre klientë apo mbi 80 % të të ardhurave i realizojnë nga një klient i vetëm, duhet të plotësojnë “Deklaratën e......
Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë - Mjedis më i favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik
Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ka filluar zbatimi i marrëveshjes me Italinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe......
“Merrni masa ndaj debitorëve të ujit!” - ERRU: Normat e arkëtimit mbeten problematike
Pagesat e faturave në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve vijojnë të mbeten në nivele jo të kënaqshme për një pjesë të shoqërive rajonale, duke reflektuar......
Çmimi i naftës kalon 115 dollarë për fuçi - Tregjet globale reagojnë pas sulmeve ndaj aseteve energjetike në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës u rritën të enjten, me Brent që arriti nivelin më të lartë në më shumë se një javë duke qendruar pranë 115 dollarë për fuçi, pasi Irani......
Rama: Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026!
Kryeministri Edi Rama ndau sot njoftimin se Shqipëria ka arritur një tjetër progres të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në......
Çmimet e karburantit prekin edhe linjat ajrore - Kompanitë evropiane synojnë të heqin dorë nga agjenda e gjelbër
Krerët e linjave ajrore evropiane do të takohen në Bruksel nën dritën e luftës në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve të naftës, duke kërkuar të......
Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka shënuar mëngjesin e sotëm një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83.2 lekë dhe është shitur......
“Forcim i bashkëpunimit qeveri-biznes për teknologjinë” - Raporti Këshillit të Investimeve: Më shumë financim për inovacionin e digjitalizimin
Në Raportin e fundit të Monitorimit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025 vihet theksi te forcimi i ekosistemit të inovacionit dhe përshpejtimi i......


