Shqipëria Postuar më 19 Mars 2026, 10:16

“Merrni masa ndaj debitorëve të ujit!” - ERRU: Normat e arkëtimit mbeten problematike

Nga Ola Mitre

“Merrni masa ndaj debitorëve të ujit!” - ERRU: Normat e

Pagesat e faturave në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve vijojnë të mbeten në nivele jo të kënaqshme për një pjesë të shoqërive rajonale, duke reflektuar vështirësi të vazhdueshme në mbledhjen e të ardhurave dhe në garantimin e qëndrueshmërisë financiare të tyre.

Në Raportin Vjetor për vitin 2025, Enti Rregullator i Ujit thekson se përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor, pasi ndikon drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave dhe përbën një burim të brendshëm financiar për shoqëritë UK, duke forcuar stabilitetin e tyre ekonomik.

Përballë kësaj situate, ERRU rekomandon për shoqëritë UK marrjen e masave të strukturuara dhe të vazhdueshme për monitorimin sistematik të klientëve me detyrime të prapambetura. Këto masa përfshijnë njoftimin e rregullt të debitorëve dhe, kur është e nevojshme, ndërprerjen e shërbimit në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.

Megjithatë, raporti nuk përmban të dhëna për nivelin real të normave të arkëtimit për vitin 2025. Të dhënat më të fundit të disponueshme, ato për vitin 2024, tregojnë se norma korrente e arkëtimit ra në 83.2% nga 83.9% një vit më parë, ndërsa norma e përgjithshme zbriti në 102.4% nga 103.5%.

Sipas ERRU-së, ndikimin kryesor në këtë rënie e dha ujësjellësi i Tiranës, i cili shënoi një ulje të ndjeshme të normës së arkëtimit korrente me 4.4 %. Duke qenë se kjo shoqëri përfaqëson rreth 36% të totalit të të ardhurave të sektorit, performanca e saj ka peshë të konsiderueshme në treguesit kombëtarë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat