Rriten çmimet e energjisë në Bursën Shqiptare - 3-mujori shënon shtrenjtim me 77%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 44.6 mln euro
Rreth 322 mijë mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në rreth 44.6 mln euro. Sipas të dhënave të Tregut të Ditës së Avancë të raportuara nga ALPEX çmimi mesatar u regjistrua në 139 euro/mWh, një çmim gati 77% më i lartë se 3-mujori i vitit të kaluar.
Po ashtu, të dhënat tregojnë se ka një ulje të volumit të energjisë së tregtuar në bursë, në raport me 3-mujorin e parë të vitit 2024.
Ndërkaq, ALPEX ka raportuar edhe shifrat e Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, që nisën të zhvillohen në dhjetor të vitit të kaluar. Kështu, për periudhën janar - mars një volum total prej 1946 mËh i energjisë elektrike u tregtua në këtë treg të ALPEX-it, me një çmim klerues mesatar prej 197 euro/mWh.
Vetë ALPEX e ka konsideruar nisjen e zhvillimit të ankandeve brenda së njëjtës ditë një arritje dhe hap të rëndësishëm përpara në tregun rajonal të energjisë elektrike, duke forcuar tregtinë ndërkufitare dhe integrimin e tregjeve.
Sipas APLEX, tashmë Shqipëria dhe Kosova kanë dhe një mekanizëm shtesë tregu, të njëjtë me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, duke i vendosur këto tregje pararendës brenda Komunitetit të Energjisë.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike menaxhon dhe operon tregut e organizuar me shumicë të energjisë elektrike për zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë vitit 2024 faturimet arritën në vlerën e 301 mln euro.
Sondazh

Hapet thirrja për terminale POS falas - Mastercard do të shpërndajë 4750 të tillë për 1 vit. Cilat biznese përfitojnë?
Janë hapur aplikimet për të përfituar 1 nga 4750 terminalet POS falas të programit POSI të Mastercard. Vetëm bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në......

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale: Shqipëria e Kosova njohje reciproke!
Në kuadër të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale......

Zgjedhja e Merz, dështon raundi i parë i votimit - Lideri konservator nuk arriti të siguronte shumicën në parlamentin gjerman
Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të siguronte shumicën parlamentare për t'u bërë kancelar në raundin e parë të votimit. Parlamenti ka 14......

Ritet numri i ndërmarrjeve me 10%/ Kryesojnë bizneset në tregti, serviset e makinave dhe hotelet e restorantet
INSTAT ka publikuar së fundmi të dhëna mbi demografinë e ndërmarrjeve në Shqipëri për periudhën vjetore 2021–2023. Sipas këtyre statistikave, në vitin 2023......

Pagat mesatare në të gjithë Europën: Cilat vende paguajnë më shumë?
Pagat mesatare ndryshojnë shumë në të gjithë Europën. Edhe kostoja e jetesës ndryshon. Pra, cilat vende ofrojnë pagën më të lartë? Dhe si krahasohen pagat......

Transparencë zgjedhore me teknologji të avancuar - Hapet tenderi 35.5 milionë lekë për sistemin e ri të KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur hapjen e tenderit, për krijimin e një sistemi për indeksimin dhe kërkimin e pamjeve filmike, si dhe shtimi i......

Taksa e pronës, bashkitë “vjelin” 14 milionë euro - 385 mijë ndërtesa në të gjithë vendin paguajnë me vlerën e tregut
Bashkitë po vjelin më shumë të ardhura nga taksa e pasurive të paluajtshme që disponojnë qytetarët shqiptarë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave,......

291,6 mln euro remitanca në tre muaj - Rriten dërgesat e emigrantëve në Kosovë
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë arritur 291,65 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e......