Rezultati i votave nga 1606 qendra: PS me 52.87 % dhe PD 34.25%!
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin ku janë numëruar 1606 qendra votimi nga 5225 në total.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave deri në orën 08:50 kryeson Partia Socialiste me 214 264 vota ose 52.87 % të tyre, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 138 806 vota ose 34.25%.
Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Partia Social-Demokrate me 15 013 vota ose 3.7%.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 13 959 ose 3.44%.
Partia “Mundësia” ka marrë 10 636 vota ose 2.62 %.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 5060 vota ose 1.25%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 4514 vota ose 1.11 %.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1427 vota ose 0.35%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 657 vota ose 0.19%.
Lëvizja Atdheu ka marrë 511 vota ose 0.13%.
Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 294 vota ose 0.07%.
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Forcohen Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën që lamë pas ka regjistruar rritje të vlerës duke u blerë sot me 86.8 lekë dhe duke......

Zgjedhjet e vitit 2025 shënojnë interes më të ulët/ Deri në orën 19:00 pjesëmarrja në rang kombëtar vlerësohet në 42.16%
Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 deri në orën 19:00 është ndjeshëm më e ulët se ajo e katër viteve më parë. Në rang kombëtar, në......

Berisha: Ka një rritje të ndjeshme të elektoratit tonë, askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit
Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj......

Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve: Mund të kemi rezultatin e zgjedhjeve pasditen e së martës
KQZ/ Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve: Sipas raportimeve që kemi marrë, jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të materialeve të votimit.......

KQZ: Kanë mbërritur 191 912 zarfe me fletëvotimi nga jashtë deri në orën 19:00!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri sot në orën 19:00 kanë mbërritur 191 912 zarfe me fletëvotimi nga votuesit nga jashtë. Sipas KQZ në total......

Mbyllet orari i votimit/ Deri në 18:00 votuan 41.37% e zgjedhësve
Mbyllet orari i votimit/ Deri në 18:00 votuan 41.37% e zgjedhësve, pjesëmarrja gati 4.2% më e ulët se në 2021!Votimi u mbyll në 19:00. Zgjedhësit që janë në......

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç
Dita e sotme përfaqëson një moment kyç për çdo qytetar shqiptar, pasi vendi po zhvillon zgjedhjet parlamentare, një proces që përcakton drejtimin politik për......

Avioni i fundit me votat e diasporës, sot rreth orës 17:00 - Numri i zarfeve të mbërritura në Shqipëri pritet të arrijë në 200 mijë
Deri në orën 15:30 të ditës së sotme, numri i zarfeve të diasporës të mbërritura në Shqipëri ka arritur në 188,375. Prej datës 14 prill, Komisioni Qendror i......