Me laps dhe letër Postuar më 12 Maj 2025, 12:03

Fatura ndryshe e zgjedhjeve 2025/ Me 3.7 miliardë lekë shpenzime në total, një votë potenciale kushton rreth 1,066 lekë

Nga Scan TV

Fatura ndryshe e zgjedhjeve 2025/  Me 3.7 miliardë lekë shpenzime

Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 kanë prekur në total shifrën e 3.7 miliardë lekëve. “Scan Intel” nisur nga shifrat e disponueshme ka llogaritur se sa na kushton një votë? Duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë me të drejtë vote për vitin 2025, i cili përllogaritet në 3.4 milionë dalim në përfundimin se kostoja totale për votues për zgjedhjet parlamntare të vitit 2025 është mesatarisht 1,066 lekë për person me të drejtë vote.

Ndonëse numri i popullsisë me të drejtë vote arrin në 3.4 milionë, pjesëmarrja në votime, pra votuesit aktivë janë më pak në numër. Për të llogaritur kostot efektive të këtyre zgjedhjeve kemi marrë në konsideratë numrin e votuesve sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Nisur nga shifrat shohim se numri total i votuesve brenda vendit në orën 19:00 (raportuar 3037 QV, nga 5225 në total) vlerësohet në 866,723.

Ndërkohë, nga ana tjetër, numri i votave të diasporës vlerësohet në rreth 194,889. Nisur nga totali i votuesve, nga të dhënat që kemi deri më tani mund të vlerësojmë se sa janë kostot efektive të projektuara.

Totali i votuesve në këto zgjedhje parlamentare përllogaritet në 1,061,612, sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, pra rezidentë + diasporë. Kështu, nga kjo shifër mund të themi se një votë na ka kushtuar rreth 3,485 lekë. Po të niseshim nga votat reale të vitit 2021, kjo shifër mund të dilte pak më e ulët. Gjithësesi, duhet të theksojmë se këto janë përfundime të nxjerra nga shifrat paraprake të KQZ-së sa përket pjesëmarrjes nga qendrat e votimit të raportuara deri në orën 19:00.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat