Zelensky pranon takimin me Putin - Vendimi vjen pas thirrjes së Trump për të negociuar përfundimin e luftës
Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se do të presë Vladimir Putinin në Turqi të enjten, pasi Donald Trump këmbënguli që Ukraina të pranonte bisedimet me Rusinë.
Presidenti i SHBA-së kërkoi që zyrtarët ukrainas të bien dakord "menjëherë" për t’u takuar me homologët e tyre rusë që të negociojnë përfundimin e mundshëm të luftës.
Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: "Presidenti Putin i Rusisë nuk dëshiron të ketë një Marrëveshje Armëpushimi me Ukrainën, por dëshiron të takohet të enjten, në Turqi, për të negociuar një përfundim të mundshëm të gjakderdhjes."
Ai vazhdoi: “Ukraina duhet të bjerë dakord me këtë, menjëherë. Të paktën ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse një marrëveshje është e mundur apo jo, dhe nëse nuk është, udhëheqësit evropianë dhe SHBA do ta dinë si qëndron situata dhe mund të veprojnë në përputhje me rrethanat!”
Trump shtoi: “Po filloj të dyshoj se Ukraina do të arrijë një marrëveshje me Putin, i cili është shumë i zënë duke festuar Fitoren e Luftës së Dytë Botërore, që nuk do të ishte fituar pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Realizojeni takimin, tani!!!”
Nuk është e qartë nëse një takim i tillë, do të përfshinte vetë udhëheqësin rus. Menjëherë pasi postimit të presidentit amerikan, Zelensky tha se do të shkonte në Turqi.
Ai shkroi në X: “Ne presim një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm, duke filluar nga nesër, për të siguruar bazën e nevojshme për diplomaci. Nuk ka kuptim të zgjaten vrasjet. Dhe unë do të pres Putin në Turqi të enjten. Personalisht. Shpresoj që këtë herë rusët nuk do të kërkojnë justifikime.”
Nuk dihet nëse delegacione nga SHBA apo koalicioni evropian do të marrin pjesë gjithashtu në bisedime.
Putin propozoi bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën, duke thënë se ato duhet të synojnë sjelljen e një paqeje të qëndrueshme. Udhëheqësi rus, i cili deri më tani ka ofruar pak lëshime drejt përfundimit të konfliktit, tha se bisedimet në Stamboll më 15 maj do të synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të luftës dhe rivendosjen e një "paqeje afatgjatë dhe të qëndrueshme" dhe jo thjesht një pauzë për riarmatim.
"Ne po propozojmë që Kievi të rifillojë negociatat e drejtpërdrejta pa asnjë parakusht", tha Putin. "Ne u ofrojmë autoriteteve ukrainase të rifillojnë negociatat që të enjten, në Stamboll."
"Propozimi ynë është mbi tryezë. Vendimi tani varet nga autoritetet ukrainase dhe udhëheqësit e tyre, të cilët, me sa duket, udhëhiqen nga ambiciet personale politike dhe jo nga interesat e popujve të tyre."
Sondazh

Partia Socialiste dominon në 10 qarqe të vendit - PD-ASHM kryeson në Shkodër dhe Kukës. Lezha, më me luhatje
Deri në orën 11:30 rezultojnë të jenë numëruar votat në 1865 qendra votimi. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave vijon në 3360 qendra të tjera......

Votimi elektronik, shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë
Është shpallur rezultati i njësisë administrative 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike. Partia Socialiste kryeson me 5304 vota. Koalicioni PD-......

Publikohet rezultati për bashkinë Vorë/ PS fiton me 57.09%, PD e dyta me 33.93%!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot rezultatin e bashkisë Vorë, në të cilën u krye votimi dhe numërimi elektronik i votave. Sipas të dhënave të......

Përfundon numërimi i votave në Himarë-PS kryeson me 51.26 %
Në Himarë ka përfunduar procesi i numërimit të votave ku janë numëruar 26 nga 26 qendra votimi. Sipas rezultatit që raporton KQZ, Partia Demokratike dhe......

SHBA-Kinë, marrëveshje tregtare - Superfuqitë bien dakord pas dy ditësh negociata në Gjenevë
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, raportoi "përparim të konsiderueshëm" në bisedimet e SHBA-së me zyrtarët më të lartë ekonomikë të Kinës për të......

Numërohen 3270 zarfe me votat e diasporës - 53.46% e votave shkojnë për Partinë Socialiste
Deri në orën 14:00 të ditës së sotme, janë numëruar 3270 zarfe me votën e diasporës nga 194889 zarfe që janë në total për t'u numëruar. Për sa i përket......

Presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE -në para të tjerëve!
Presidenti i Këshillit Europian António Costa ka kërkuar të sigurojë vendet kandidate të BE -së në Ballkanin Perëndimor duke thënë se stabiliteti dhe......

Eksportet e Kinës tejkalojnë pritshmëritë - Vazhdojnë rritjen, pavarësisht rënies së tregtisë me SHBA-në
Eksportet totale të Kinës tejkaluan pritshmëritë në muajin prill, duke u rritur me mbi 8%. Ky rezultat erdhi pavarësisht rënies së tregtisë me Shtetet e......