Partia Socialiste dominon në 10 qarqe të vendit - PD-ASHM kryeson në Shkodër dhe Kukës. Lezha, më me luhatje
Deri në orën 11:30 rezultojnë të jenë numëruar votat në 1865 qendra votimi. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave vijon në 3360 qendra të tjera votimi.
Aktualisht, kryeson Partia Socialiste e Shqipërisë me 249,994 vota, ndjekur nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 165,883 vota. Sipas të dhënave të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 11:30, forca politike e renditur në vend të tretë është Partia Socialdemokrate me 19,578 vota.
Nga ana tjetër, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet rezulton të ketë grumbulluar 16,140 vota, ndërsa Partia Mundësia rreth 12,386. Deri në 11:30, partitë e tjera rezultojnë me më pak se 10 mijë vota.
Konkretisht, Lëvizja Bashkë ka marrë 5990 vota dhe Partia Koaliconi Euroatlantik rreth 5447 vota. E thënë ndryshe, Partia Socialiste ka marrë 52.31% të votave në rang vendi deri më tani dhe Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 34.51% të votave.
Në total, votat e vlefshme të numëruara deri më tani janë 477,830.
Partia Socialiste dominon në 10 qarqe të vendit, në Fier, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Dibër dhe Berat. Ndërsa Partia Demokratike në koalicion, kryeson në bastionin historik të saj, në Qarkun e Kukësit.
Në këtë qark PD-ASHM ka marrë 51.85% të votave, ndërsa Partia Socialiste vetëm 31.79%. Gjithashtu, Partia Demokratike kryeson në Qarkun e Shkodrës me 40.27% të votave dhe Socialistët me vetëm 35.52% të votave.
Gjithashtu, në Qarkun e Lezhës, megjithëse kryeson Partia Socialiste, diferenca e votave me Partinë Demokratike është tepër e vogël.
Sondazh

Votimi elektronik, shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë
Është shpallur rezultati i njësisë administrative 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike. Partia Socialiste kryeson me 5304 vota. Koalicioni PD-......

Publikohet rezultati për bashkinë Vorë/ PS fiton me 57.09%, PD e dyta me 33.93%!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot rezultatin e bashkisë Vorë, në të cilën u krye votimi dhe numërimi elektronik i votave. Sipas të dhënave të......

Përfundon numërimi i votave në Himarë-PS kryeson me 51.26 %
Në Himarë ka përfunduar procesi i numërimit të votave ku janë numëruar 26 nga 26 qendra votimi. Sipas rezultatit që raporton KQZ, Partia Demokratike dhe......

SHBA-Kinë, marrëveshje tregtare - Superfuqitë bien dakord pas dy ditësh negociata në Gjenevë
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, raportoi "përparim të konsiderueshëm" në bisedimet e SHBA-së me zyrtarët më të lartë ekonomikë të Kinës për të......

Numërohen 3270 zarfe me votat e diasporës - 53.46% e votave shkojnë për Partinë Socialiste
Deri në orën 14:00 të ditës së sotme, janë numëruar 3270 zarfe me votën e diasporës nga 194889 zarfe që janë në total për t'u numëruar. Për sa i përket......

Presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE -në para të tjerëve!
Presidenti i Këshillit Europian António Costa ka kërkuar të sigurojë vendet kandidate të BE -së në Ballkanin Perëndimor duke thënë se stabiliteti dhe......

Eksportet e Kinës tejkalojnë pritshmëritë - Vazhdojnë rritjen, pavarësisht rënies së tregtisë me SHBA-në
Eksportet totale të Kinës tejkaluan pritshmëritë në muajin prill, duke u rritur me mbi 8%. Ky rezultat erdhi pavarësisht rënies së tregtisë me Shtetet e......

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 09:30 për qarqet Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Kukës
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin nga grupet e numërimit. KQZ ka përditësuar të dhënat......