Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç
Dita e sotme përfaqëson një moment kyç për çdo qytetar shqiptar, pasi vendi po zhvillon zgjedhjet parlamentare, një proces që përcakton drejtimin politik për vitet në vijim. Kjo ditë me rëndësi të veçantë ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë pasqyruar nga këndvështrime të ndryshme, duke e vënë Shqipërinë në fokus.
Al Jazeera ka publikuar një artikull të titulluar: “Shqipëria voton në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të katërt”. Në këtë artikull theksohet fakti se për herë të parë, edhe emigrantët shqiptarë kanë të drejtën të votojnë përmes postës. “Gati 3.7 milionë shqiptarë, përfshirë qindra mijëra që jetojnë jashtë vendit, kanë të drejtë vote. Për herë të parë, anëtarët e diasporës mund të hedhin votën e tyre me postë,” thuhet në artikull.
Reuters, nga ana tjetër, është ndalur te rivaliteti i fortë politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Në artikull theksohet se:
“Rama, në pushtet si kreu i Partisë Socialiste (PS) që nga viti 2013, është favorit për të fituar kundër rivalit të tij të vjetër, ish-kryeministrit Sali Berisha të Partisë Demokratike (PD), i mbështetur pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar gjatë 12 viteve në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit.”
Ndërkohë, Euronews i ka kushtuar një analizë të veçantë kësaj dite zgjedhore, duke vënë në qendër premtimet e kryeministrit për integrimin europian:
“Partia Socialiste e Ramës thotë se mund të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetësh, duke iu përmbajtur një premtimi ambicioz, ndërkohë që përballet me kundërshtarët konservatorë me akuza publike dhe premtime konkurruese për rritje pagash.”

Avioni i fundit me votat e diasporës, sot rreth orës 17:00 - Numri i zarfeve të mbërritura në Shqipëri pritet të arrijë në 200 mijë
Deri në orën 15:30 të ditës së sotme, numri i zarfeve të diasporës të mbërritura në Shqipëri ka arritur në 188,375. Prej datës 14 prill, Komisioni Qendror i......

Nga komanda e përgjithshme, Rama bën thirrje: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike
Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve që të votojnë në qendrat e tyre përkatëse. Rama është shprehur se të gjithë personat që kanë......

Zëvendëskryeministrja Balluku voton në Fier: Këto zgjedhje janë për ju, më shumë se për këdo
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka votuar pak minuta më parë në Fier, në qarkun ku është edhe......

Çfarë premtuan partitë në fushatë? - Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te ulja e taksave!
Vota e 11 majit do të përcaktojë se cila parti politike do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, teksa secila prej tyre ka prezantuar programe......

Manja nga Lezha: Vota është respekt për veten dhe atdheun
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës para pak çastesh. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për një përfshirje masive nga qyteti i......

Kush janë kandidatët për kryeministër?
Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaratë për media: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaratë për media: Të gjithë qytetarët që kanë votuar kanë kryer një detyrim madhor ndaj familjes, vetes,......

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!
Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......