Shqipëria Posted on 2024-12-03 11:33:00

Rekord veprimesh bankare përmes arkës - BSH: 6.3% më shumë transaksione se në tremujorin e dytë të vitit

From Ledina Elezi

Rekord veprimesh bankare përmes arkës - BSH: 6.3% më shumë

Në gjysmën e dytë të vitit, qytetarët kanë realizuar më shumë transaksione në sportelet fizike të bankave. Mbi 965 mijë është numri i transaksioneve të realizuara përmes arkës gjatë tremujorit të tretë. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, individët kanë kryer 6.3% më shumë veprime bankare nëpërmjet arkës në krahasim me tremujorin e dytë të vitit.

Gati 53% e këtyre transaksioneve janë depozitim parash, ndërsa 47% janë tërheqje në arkë. Sipas përllogaritjeve, rreth 162 miliardë lekë janë depozituar vetëm përmes arkës, ndërkohë që 111 miliardë lekë janë tërhequr në periudhën korrik-shtator.

Përgjatë 2024-ës, nga qytetarët janë realizuar gjithsej 2.7 milionë transaksione në sportelet fizike të bankave të nivelit të dytë, veprime këto që kapin vlerën e 733 miliardë lekëve.

Për sa i përket transaksioneve periodike, nga statistikat e Bankës së Shqipërisë rezulton se në tremujorin e tretë janë kryer 1.1 milionë transferta kreditimi dhe 3.9 milionë transferta debitimi. Rreth 21 miliardë lekë vlerësohet të jetë disbursimi kredisë, pra depozitimi i fondeve të kredisë në llogarinë e klientit, ndërsa 17 miliardë janë pagesat e interesave të depozitave.

Nga ana tjetër, transfertat e debitimit kanë pësuar ulje në numër, por një rritje me 20% në shumën e transaksioneve. Shlyerjet e kartave të kreditit rezultojnë në 4.6 miliardë lekë, ndërkohë që edhe pagesat e kësteve të kredisë shënuan një rritje me 0.6%.

Një numër më i madh transaksionesh të realizuara përmes arkës, nënkupton që qytetarët po kryejnë më shumë veprime përmes sporteleve fizike të bankave sesa online përmes aplikacioneve të bankave, apo përmes bankomateve. Kryerja e transfertave të ndryshme në degët fizike të bankave shoqërohet me një kosto më të lartë për qytetarët.

Live TV

Latest news
Shqipëria 2025-06-27 Edel Strazimiri

How did this week end for the major currencies?

The US dollar has closed this week at unstable values, experiencing negative fluctuations throughout this period, being bought this morning at 83.2 lekë and......

All news

Most visited

Shqipëria 2025-06-27 Edel Strazimiri

How did this week end for the major currencies?

The US dollar has closed this week at unstable values, experiencing negative fluctuations throughout this period, being bought this morning at 83.2 lekë and......