Shqipëria Posted on 2025-12-31 20:07:00

Rama uron shqiptarët në prag të Vitit të Ri: Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër

From Scan TV

Rama uron shqiptarët në prag të Vitit të Ri: Kemi

 Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me një mesazh reflektues dhe urimi, ku bëri një pasqyrim të arritjeve kryesore të vitit që po mbyllet dhe të transformimeve të dekadës së fundit. Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, zhvillimet në infrastrukturë, turizëm, energji dhe qeverisje digjitale, si dhe shprehu mirënjohjen për besimin e qytetarëve, duke uruar shëndet dhe mbarësi për vitin e ri që po troket.


Mesazh i Kryeministrit Edi Rama drejtuar qytetarëve në vigjilje të ndërrimit të  viteve:

Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni, 

Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënëShqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.

 

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët tëdekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve. 

 

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilënfalë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurintonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian. 

 

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje. 

 

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhënkrejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë. 

 

Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithëudhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin. 

 

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e milionaturistë. 

 

Një Shqiperi tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës sëArbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera nëdestinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhivenë akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur,  falëkthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, kuvejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’imikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arriturnë shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginëne Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisëtjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësajShqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinëripërtëritëse të një vendi në ngjitje. 

 

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pandalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur tëtjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhebesimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e  mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhekompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejëspër Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apoedhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimitë tillë. 

 

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllëqeverisëse  me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat mëprestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

 

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitaledhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformëshërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

 

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatësa 25 mijë rrotullime rreth tokës. 

 

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetikmbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti njënga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku derimë sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanëardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to. 

 

Një Shqipëri tjetër,  e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinëe këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërëShqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.

 

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjessë dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse tëmbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuarkrejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmiminpër konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejtmajës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brendakëtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për tëimportuar energji nga jashtë. 

 

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosurtë Europës.

 

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor nëBashkimin Europian. 

 

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonëdhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, porpërkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë nëministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

 

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohëme një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për tëfituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformashtransformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si populleuropian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane. 

 

Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia tëgjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re tëShqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’jugarantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo qëkeni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.

 

Gëzuar!

Shqipëria 2025-12-31 Edel Strazimiri

How did this year end for the major currencies?

The US dollar, after a continuous decline this week, has closed this year positively, marking an increase as it was bought today at 81.3 lek and sold at 82.8......

Live TV

Latest news
All news

Most visited

Video