Shqipëria Postuar më 14 Prill 2026, 13:07

Qiratë në Shqipëri, pritet të rritet kërkesa gjatë 2026-ës/ Zonat më të kërkuara në Tiranë shënojnë presion të lartë për shkak të fitimeve

Nga Scan TV

Qiratë në Shqipëri, pritet të rritet kërkesa gjatë

Një studim i publikuar nga Investropa tregon se që nga fillimi i vitit 2026, tregu i qirave në Shqipëri po përjeton një rritje të fortë të kërkesës, ndërsa oferta mbetet e kufizuar. Sipas analizës, zonat më të kërkuara vijojnë të jenë Tirana në zonat afër qendrës dhe qytetet kryesore bregdetare, ku ndërthurja e turizmit në rritje dhe lëvizjes së brendshme të popullsisë po ushtron presion të vazhdueshëm mbi tregun e banesave me qira.

Studimi thekson se një nga faktorët kryesorë që po nxit këtë kërkesë është rritja e qëndrueshme e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë se gjatë vitit 2025, si në publikimet e janarit ashtu edhe të shtatorit, është regjistruar një rritje e vazhdueshme e hyrjeve në vend. Ky trend ka zgjeruar ndjeshëm bazën e qiramarrësve afatshkurtër, duke rritur kërkesën sidomos në zonat turistike dhe në qendrat urbane.

Paralelisht, Tirana po vazhdon të tërheqë banorë nga qytete të tjera të vendit për shkak të mundësive ekonomike dhe punësimit, duke shtuar më tej presionin mbi tregun e qirave në kryeqytet. Kjo lëvizje e brendshme, e kombinuar me fluksin turistik, po krijon një hendek gjithnjë e më të madh midis kërkesës dhe ofertës.

Nga ana e ofertës, edhe pse ndërtimi mbetet aktiv, ritmi i furnizimit me apartamente të reja është i ngadaltë. Sipas INSTAT, koha nga miratimi i një lejeje ndërtimi deri në përfundimin e një apartamenti varion nga 18 deri në 30 muaj. Kjo do të thotë se projektet aktuale nuk do të ndikojnë në mënyrë të menjëhershme në rritjen e ofertës së qirave, duke lënë tregun nën presion edhe në afat të shkurtër.

Studimi evidenton gjithashtu se tregu i pronave në Shqipëri ndjek një model sezonal, ku pranvera dhe fillimi i verës sjellin më shumë listime pronash të reja, të lidhura me përfundimin e projekteve dhe përgatitjet për sezonin turistik. Megjithatë, në fillim të vitit 2026, niveli i listimeve nuk rezulton i ulët, por mbetet i pamjaftueshëm për të

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat