“Shqipëria, kantier transformimesh” - Samiti i Diasporës, Rama: Bëhuni pjesë e projektit të madh kombëtar

Nga Samiti i katërt i Diasporës Shqiptare, Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë të gjithë emigrantëve shqiptarë kudo që të jetojnë që të bëhet pjesë e transformimit të Shqipërisë, përmes investimeve në çdo sektor të ekonomisë.
“Diaspora shqiptare është në qendër të jetës së Shqipërisë. Ky vend është një kantier transformimesh që e fton diasporën në pjesëmarrje. Pjesëmarrje në investime, në inovacion dhe në jetën akademike, në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. Si në çdo kantier, edhe në kantierin e Shqipërisë 2030 në BE, ka pluhur, ka pisllëk, ka zhurmë, por mjafton të kthejmë kokën pas në kohën kur ne filluam të mendonin për samitin e parë të diasporës, për të vijuar punën kolosale që kemi nisur”.
Kryeministri u ndal tek “Paketa e Maleve” si një nga instrumentet më të mira për investimin në vendlindje dhe për gjenerimin e të ardhurave.
“Shqipëria nuk është më një rrugë e paprekshme, por një rrugë e hapur mundësi. Dhe në të gjitha mundësitë, zgjodha të sjell “Paketën e Maleve”0 për të gjithë ata që e kanë lënë tokën e tyre në mal për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. malet kanë qenë gjithnjë larg zhvillimeve të këtij vendi, sot ka ardhur dita e bekuar kur malet mund të bëhen pjesë e mirëqenies së shqiptarëve. Sot për herë të parë kemi Shqipërinë e besuar nga bota dhe shqiptarët e botës me besimin tek Shqipëria. Prandaj u them të gjithë shqiptarëve që e kane një copë tokë diku në një mal apo kodër që ta marrin në dorë paketën e maleve dhe ta kthejnë atë në një burim mirëqenie. Ata do fitojnë në fund të muajit më shumë se ç’fitojnë duke punuar për të tjerët jashtë atdheut”.
Sipas Ramës, diaspora duhet të behet pjesë e një projekti të madh kombëtar dhe i Shqipërisë e cila synon që në vitin 2030 të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e tjera europiane.
“Dola këtu për të bërë ftesën e përsëritur që të rilidhemi në mënyrë aktive. Të rilidhemi për ta parë Shqipërinë jo si një vend që diaspora e la pas, por si një vend që po bëhet një shtet europian dhe që në formëzimin e vet ka nevojë për të gjithë, si për shqiptarët brenda si dhe për ata që janë jashtë. Një ftesë për të qenë pjesë e një projekti të madh kombëtar, sepse është i madh sa amaneti i të gjithë atyre që nga Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali. Një amanet që e kërkon Shqipërinë dhe kombin shqiptar me patjetër në tryezën e përbashkët të asaj familje që më në fund ne po bëhemi gati të jemi pjesë e pandarë."
Kryeministri përmendi si një ndër arritjet, realizimin e kërkesës së diasporës për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.
Çfarë do të thotë për ekonominë mbyllja e Hormuzit? - Sipas analistëve, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve globale
Analistët parashikojnë se nëse Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetësore tregtare globale, mbetet praktikisht e mbyllur për transportin detar vetëm për një......
Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës u rritën - Përfitoi rreth 19 miliardë dollarë vetëm në muajin mars
Të ardhurat e Rusisë nga nafta bruto dhe produktet e rafinuara u rritën në mars, duke u rikuperuar nga shkurti kur ato ranë në nivelin e tyre më të ulët që......
“Sot, në kohë zhvillimi, ju duam partnerë” - Ministri Hoxha: Vizioni i përbashkët të kthehet në bashkëveprim
Fjala e plotë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në Samitin e Diasporës Sot nuk mblidhemi thjesht për një takim të radhës. Si çdo......
Tregu i sigurimeve konsolidon pozicionin financiar - Sipas AMF, “Jo-Jeta” mbetet kontribuesi kryesor në rezultat
Gjatë vitit 2025, tregu i sigurimeve ka konsoliduar më tej pozicionin e tij financiar, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm të performancës krahasuar......
Rënie drastike për Dollarin amerikan – Forcohen Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie drastike të vlerës këtë mëngjes në raport me ditën që lamë pas duke humbur gati 1 pikë teksa është blerë sot me......
BE, më shumë subvencione për karburantin - Synohet përballimi i rritjes së çmimeve të luftës
Komisioni Evropian dëshiron t'u lejojë vendeve të lëshojnë më shumë para publike për të ndihmuar bizneset me faturat e karburantit dhe plehrave kimike,......
Paralajmërohet mungesa e karburantit për avionët - Kërkohet ndërhyrja e Komisionit Europian për zgjidhjen e situatës
Evropa mund të përballet me mungesë karburanti për avionë brenda disa javësh, paralajmëron organi i aeroporteve Grupi i industrisë së aeroporteve në Evropë......
BE dyfishon tarifat doganore për çelikun e importuar - Synohet mbrojtja e industrisë nga konkurrenca e fortë e Kinës
Bashkimi Evropian po i forcon ndjeshëm masat e mbrojtjes së çelikut, pasi eurodeputetët dhe shtetet anëtare kanë vendosur të dyfishojnë tarifat doganore për......


