Gjoba deri 10 milionë euro për pastrimin e parave - Drafti/ Nga bankat, zyrat e këmbimit valutor dhe agjencitë imobiliare. kush preket

Institucionet financiare dhe jo financiare, zyrat e këmbimit valutor, noterët, ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme dhe profesionistët e tjerë ligjorë të pavarur kur përfshihen në transaksione, apo subjektet qe zhvillojnë aktivitet të lojërave të fatit, të cilat lejojnë me apo pa dashje pastrimin e parave, do të përballen me gjoba deri në 10 milionë euro. Projektligji për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit” i hedhur për konsultim publik, ashpërson masat në këtë drejtim dhe zgjeron gamën e subjekteve që preken.
Konkretisht, sipas nenit 63 të projektligjit, autoritetet mbikëqyrëse kompetente vendosin gjoba administrative ndaj subjekteve të detyruara për shkelje, serioze, të përsëritura apo sistematike, të kryera me dashje ose nga pakujdesia.
Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet ligjore në lidhje me zbatimin e masave të vigjilencës së duhur subjektet gjobiten nga 100 mijë lekë deri në 6 milionë lekë.
Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet ligjore në lidhje me zbatimin e masave të vigjilencës së zgjeruar, subjektet gjobiten nga 200 mijë lekë deri në 8 milionë lekë.
Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet ligjore në lidhje me politikat, procedurat dhe kontrollet e brendshme të subjekteve të detyruara të parashikuara në Kapitulli II që lidhet me masat parandaluese) subjektet gjobiten nga 200 mijë lekë dhe niveli maksimal i gjobës që mund të vendoset ndaj subjektit të detyruar është jo më pak se dyfishi i përfitimit të nxjerrë nga shkelja, kur ky përfitim mund të përcaktohet, ose jo më pak se ekuivalenti në lekë i shumës 1 milion euro, sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën 9 korrik 2024, cilado prej tyre të jetë më e lartë.
Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet ligjore për raportim të parashikuara në Kapitullin III (Vigjilenca e duhur) subjektet gjobiten nga 300 mijë lekë deri në 10 milionë lekë. Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet ligjore në lidhen me ruajtjen e dokumentacionit dhe të dhënave subjektet gjobiten nga 200 mijë lekë deri në 8 milionë lekë.
Po ashtu gjoba parashikohen për punonjës apo administratorë që kryejnë shkelje, të cilat arrijnë deri në 4 milionë lekë.
Ndërsa specifikisht për institucionet e kreditit ose institucionet financiar, në rastin e një personi juridik, gjobë maksimale aplikohet në një shumë jo më të vogël se ekuivalenti në lekë i 10 milionë euro sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën 9 korrik 2024 ose deri në 10 % të qarkullimit total vjetor sipas pasqyrave financiare më të fundit të miratuara nga organi drejtues, cilado prej tyre të jetë më e lartë. Në rastin e një personi fizik, gjoba maksimale është në një shumë jo më të vogël se ekuivalenti në lekë i 5 milionë euro.
Rama: “Diaspora është një histori e shumëfishimit të forcave të kombit shqiptar dhe vlerës së shtuar të Shqipërisë”
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e IV të Diasporës Të nderuara dhe të nderuar, zonja dhe zotërinj, Të dashur vëllezër dhe motra të diasporës......
Sa “peshë” ka diaspora shqiptare? Pa remitancat, niveli i varfërisë do të ishte rreth 30 pikë përqindje më i lartë
Diaspora shqiptare vijon të mbetet një mbështetje kyçe për ekonominë e vendit, jo vetëm përmes lidhjes demografike me Shqipërinë, por sidomos përmes parave......
Në tre vjet, mesatarisht 84 shqiptarë në ditë fituan shtetësinë italiane/ Përgjatë 2021-2023, mbi 92 mijë shqiptarë u bënë qytetarë italianë
Diaspora shqiptare nuk matet vetëm me numrin e lartë të shtetasve që jetojnë jashtë vendit, por edhe me ritmin e integrimit të saj në shtetet pritëse. Të......
Shqipëria po kthehet në “parajsë” për pensionistët/ Pse të huajt po zgjedhin të jetojnë në Shqipëri?
Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta në një nga destinacionet më tërheqëse për daljen në pension në Evropë. Me klimën e ngrohtë mesdhetare, bregdetin......
“Shqipëria, kantier transformimesh” - Samiti i Diasporës, Rama: Bëhuni pjesë e projektit të madh kombëtar
Nga Samiti i katërt i Diasporës Shqiptare, Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë të gjithë emigrantëve shqiptarë kudo që të jetojnë që të bëhet pjesë e......
Çfarë do të thotë për ekonominë mbyllja e Hormuzit? - Sipas analistëve, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve globale
Analistët parashikojnë se nëse Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetësore tregtare globale, mbetet praktikisht e mbyllur për transportin detar vetëm për një......
Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës u rritën - Përfitoi rreth 19 miliardë dollarë vetëm në muajin mars
Të ardhurat e Rusisë nga nafta bruto dhe produktet e rafinuara u rritën në mars, duke u rikuperuar nga shkurti kur ato ranë në nivelin e tyre më të ulët që......
“Sot, në kohë zhvillimi, ju duam partnerë” - Ministri Hoxha: Vizioni i përbashkët të kthehet në bashkëveprim
Fjala e plotë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në Samitin e Diasporës Sot nuk mblidhemi thjesht për një takim të radhës. Si çdo......


