Shqipëria Postuar më 31 Maj 2025, 10:44

Qendër ekselence për sigurinë kibernetike - Masa ndaj sulmeve/ Si do të funksionojë ajo?

Nga Elisabeta Dosku

Qendër ekselence për sigurinë kibernetike - Masa ndaj sulmeve/ Si

Qeveria do të ketë një Qendër Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike.

Në “Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030”,  të hedhur për konsultim publik, cili është një dokument i rëndësishëm që përcakton drejtimet strategjike për zhvillimin dhe forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri,  planifikohet krijimi i Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike (QKESK) si një qendër inovative për kërkim dhe zhvillim teknologjik.

Qendra do të mundësojë bashkëpunimin e ngushtë mes akademisë, qendrave kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe institucioneve publike e private si dhe do të nxisë kërkimin shkencor, identifikimin e talenteve dhe trajnimin e tyre me teknologjitë më të avancuara.

Referuar dokumentit, në fokus të këtij institucioni do të jetë zhvillimi i zgjidhjeve inovatore, si inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave dhe kriptografia, për parandalimin dhe zbulimin e sulmeve kibernetike në kohë reale, me synimin për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë digjitale kombëtare.

Nga ana tjetër, do të mbështeten edhe Startup-et në fushën e Sigurisë Kibernetike përmes aksesit në burime kërkimore dhe trajnime profesionale, duke nxitur krijimin e zgjidhjeve teknologjike inovative për adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe fuqizimin e ekosistemit kombëtar të sigurisë kibernetike.

Paralelisht me këto dy masa, do të  zhvillohen programe financimi për kërkimin dhe inovacionin në sigurinë kibernetike. Këto programe do të përfshijnë krijimin e fondeve specifike, ofrimin e stimujve fiskalë për bizneset që investojnë në teknologji të sigurta dhe promovimit të partneriteteve publike-private për bashkëfinancimin e projekteve inovative.

 

 

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat