Shqipëria Postuar më 15 Gusht 2026, 10:56

Punimet në Kashar përfundojnë para afatit, rikthehet qarkullimi normal në aksin Tiranë-Durrës

Nga Scan TV

Punimet në Kashar përfundojnë para afatit, rikthehet qarkullimi

Punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar më herët se parashikimi, duke i hapur rrugë vijimit normal të qarkullimit në një prej akseve më të rëndësishme rrugore të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili njofton se përfundimi i punimeve para afatit u bë i mundur falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar në kantier.

Sipas ARRSH-së, pas përfundimit të ndërhyrjes, qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës do të vijojë normalisht sot, pa kufizimet e parashikuara gjatë punimeve.

Mbikalimi i ri në Kashar është pjesë e ndërhyrjeve për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në aksin Tiranë-Durrës, një nga segmentet me fluksin më të lartë të automjeteve në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat