78 milionë euro detyrime të prapambetura/ 6 mujori/Si ndahet borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve

Gjysma e parë e vitit 2026 është mbyllur me një stok detyrimesh të prapambetura ndaj qytetareve dhe bizneseve në vlerën e 7.8 miliardë lekëve apo afro 78 milionë eurove.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura nga rreth 6.9 miliardë lekë që rezultonte në Mars 2026, është rritur në 7.8 miliardë lekë në Qershor të 2026.
Në totalin e borxhit të akumuluar deri në Qershor 2026, qeveria qendrore zë 3.3 miliardë lekë dhe ndërsa pushteti vendor zë afro 3.1 miliardë lekë. 1.4 miliardë lekë i përket detyrimeve për rimbursimin e TVSH-së. Ajo që vihet re është rritja ka ndodhur në stokun e detyrimeve të qeverisë qendrore krahasuar me fundin e Marsit 2026, ndërsa pushteti lokal ka qëndruar në të njëjtat vlera si në tremujorin e mëparshëm.
Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambetura, një peshë të rëndësishme zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Konkretisht, detyrimet për investime, të cilat janë më të larta në pushtetin vendor, arrijnë vlerën totale prej rreth 2 miliardë lekëve.
Kategoria “të tjera” zë afro 2.2 miliardë lekë të totalit të detyrimeve nga afro 1 miliardë lekë që rezultuan në fund të Marsit.
Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve arrin në 769 milionë lekë, duke pësuar një rritje te lehtë në raport me fundin e tremujorit të parë.
Stoku i detyrimeve të prapambetura ka luhatje të vazhdueshme nga një tremujor në tjetrin në varësi të punëve publike të hapura, por angazhimi i qeverisë dhe detyrimi i pushtetit vendor është që të ndjekë një trend shlyerjeje deri në zerimin e plotë të tyre.
ALPEX, 245 mln euro faturime në 7 muaj - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 1.68 mln mWh
Rreth 1.68 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e ditës nw avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës......
MM: 11 vatra aktive zjarri nga 29 të raportuar, 4 nën kontroll
Ministria e Mbrojtjes informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 janë nën monitorim dhe 4 nën......
Kafeja “zien” në Qershor/ Rekord historik i importeve si në sasi, ashtu edhe në vlerë
Importi i kafesë në Shqipëri ka shënuar një rekord të ri në qershor, si në sasi, ashtu edhe në vlerë. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit u importuan 1.6......
Cilat destinacione po fitojnë më shumë pasagjerë nga Tirana? Bratislava kryeson rritjen, Tel Avivi dhe Napoli ndjekin me ritme të forta
Destinacionet drejt të cilave udhëtojnë pasagjerët tregojnë jo vetëm flukset e lëvizjeve, por edhe ndryshimet në preferencat e udhëtarëve dhe vendet që po......
OSSH, mbi 9 mld lekë investime në rrjet gjatë 2026 - Pjesa më e madhe për TM/TU dhe nënstacionet, mbi 1.1 mld lekë për sistemet e matjes
Mbi 9 mld lekë parashikohet të investohen gjatë këtij viti në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas planit të rishikuar të Operatorit të......
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për......
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit - Eventi i dedikuar letërsisë dhe kulturës
Tradita e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë vit duke shënuar edicionin e tij të pestë. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”, ky panair......
Vala e të nxehtit rrit prodhimin e energjisë diellore - Analiza e Ember/ Deri në 17% më shumë në Europë
Vala e të nxehtit në Europë ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë diellore, duke ndihmuar vendet europiane të përballojnë kërkesën e......

