Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2025, 15:04

Punësimi i të huajve: Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!

Nga Edel Strazimiri

Punësimi i të huajve: Rreth 86 mijë aplikime deri më sot

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”.

Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj që kërkojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga e- Albania, vetëm gjatë vitit 2022 janë regjistruar 36,700 aplikime, ndërsa gjatë vitit 2023 shënohen 36,348 aplikime dhe në vitin 2024 janë 12,932 aplikime.

Paralelisht me kërkesën e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj në kushtet e mungesë së krahut të punës në vend, ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm dhe është lehtësuar procesi i aplikimit në sistemin online, nga bizneset për lejeve unike

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat